Organizata “FaMeSa” ndihmon familjet e martirëve të Reçakut

Organizata Joqeveritare “FaMeSa” nga Gjilani, ka sjellë një kamion kryesisht me veshmbathje për familjet e martirëve të Reçakut të komunës së Shtimes. Mevlude Demiri, përfaqësuese e OJQ-së “FaMeSa”, tregon se për 13 vite rresht ka grumbulluar dhe sjellë ndihma humanitare të ndryshme në ndihmë të familjeve të martirëve të Reçakut. Ajo gjithashtu, bënë të ditur dhe falënderon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët çdoherë e kanë ndihmuar për transport të ndihmave në fjalë.

Humanistja gjilanase, znj Demiri është pritur edhe nga nënkryetari i komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti, i cili e falënderoi dhe përgëzoi për punën e palodhshme që ka bërë në ndihmë të familjeve të trevës së Shtimes e më gjerë. Gjithashtu, znj. Demiri është takuar edhe me kryetarin e fshatit Reçak, z. Adem Ramadani, me të cilin është dakorduar për mënyrën e shpërndarjes së këtyre pakove me veshmbathje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …