Në 25-vjetorin e betejës për Zatriqin kujtohen tre dëshmorët nga ky fshat

Në Zatriq me rastin e 25-vjetorit të betejës për Zatriqin, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me familjarë e bashkëvendës, me bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, nderuan kujtimin e betejës për Zatriqin dhe rënies në krye të detyrës luftarake të tre dëshmorëve nga ky fshat. Kryetari Latifi tha se Zatriqi ishte fshati kazermë që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së. Zatriqi u bë qendër e ushtrimeve fizike dhe përgatitjeve të shumë e shumë luftëtarëve liridashës që do të tregojnë trimëri nëpër beteja me armiqtë e lirisë sonë. Zatriqi ka pritur e përcjellë luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së nga të gjitha zonat operative. Zatriqi ishte vatër e qëndresës ndaj pushtuesit dhe nyje e rëndësishme me rol të madh në luftën tonë çlirimtare. Kontributi i zatriqasve ishte i jashtëzakonshëm e do të jetojë sa malet, sa kreshtat dhe monopatet e Zatriqit historik, sepse janë kujtimet për luftën, për sakrifica e madhe, sepse flasin e do të flasin dëshmitë që nuk harrohen asnjëherë për tërë atë angazhim dhe kontribut të këtij fshati të vogël, por me shpirt të madh dhe histori të bujshme në luftën e mundimshme për lirinë e Kosovës. E pavdekshme është në kujtesën tonë e do të mbetet e tillë, edhe te brezat që vijnë pas nesh, vepra e dëshmorëve: MAZLLUM KASTRATI, XHAFER VEHAPI dhe ESAT KASTRATI nga Zatriqi, të cilët u pavdekësuan me pushkë në dorë, në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë nderë, kuptim, aromë dhe shije të veçantë, sot dhe gjithmonë, lirisë së këtij trualli, e cila u fitua me jetë dhe gjak. Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve, lufta dhe trimëria e djemve më të përkushtuar të UÇK-së, sot e përjetë, veçse dhimbje shpreh krenari sa të ketë shqiptarë në këtë truall. Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …