Protesta e thirrur nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokrati, Gazment Bardhi, është një thirrje për dhunë, që favorizon vetëm qeverinë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Bardhit, Komisioni i Rithemelimit, që përbëhet nga Berisha dhe deputët që e mbështesin atë, i shërben interesave personal të ish-kryeministrit. “Sali Berisha ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij personal. Thirrja për dhunë, është mënyra më e mirë për t’i dhënë frymëmarrje qeverisë më të korruptuar në Evropë. Ne kemi vendosur të heshtim, sepse interesi jonë është interesi i Partisë Demokratike”. Sekretari i Përgjithshëm, shprehu qëndrimin e PD-së zyrtare, për Kuvendin Kombëtar, të thirrur nga Berisha dhe referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Sipas Bardhit, i gjithë procesi i votimit ishte një farsë e madhe. Ishte një mashtrim për të kamufluar interesin personal me hallet e vërtetë të qytetarëve. Nga 1300 anëtarë që ka dega 8, që është në qendër të Tiranës, kanë marrë pjesë jo më shumë se 107 anëtarë, ka saktësuar Gazmend Bardhi.

Gazment Bardhi ka filluar përpjekjet për një bashkim të deputetëve demokratë në kuvendin e Shqipërisë

Gazment Bardhi ka filluar  përpjekjet për një bashkim të deputetëve demokratë në kuvendin e Shqipërisë. Çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë”, thotë ai. Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare”, shprehet Bardhi. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …