Andin Ukshin Hoti, ka shprehur revoltën e tij dhe të familjes Hoti ndaj një faqeje idiotike, e cila përmes një fotoje po qarkullon në disa faqe satirike. Fotoja e cila po qarkullon në rrjet satirizon zhdukjen e veprimtarit, profesorit e atdhetarit, Ukshin Hotit. “Gjeje ku është Ukshin Hoti” shkruan në foto ku citohet një emision i një gazetari, Ku farë gazetari i quajtur Durim Xhema, këtë foto e ka postuar në Instagramin e tij. Tejet i revoltuar nga një ‘humor’ i tillë i poshtër, që jo vetëm shkakton indinjatë e shqetësim te familja, por është edhe fyerje për vlerat më sublime të shoqërisë e të rrugëtimit të Kosovës për Liri. Thënë më së buti, kjo s’është gazetari dhe s’ka lidhje me lirinë e shprehjes, ka shkruar Hoti, i cili i ka kërkuar që AGK-ja të distancohet nga gazetari duke thënë se ky veprim s’ka lidhje me gazetarinë dhe lirinë e shprehjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …