Autoritetet politike të kohës së pasluftës, me pak përjashtime, kishin nevojë për alibi, dhe atë jo vetëm për veten e tyre të përfshirë në procese por edhe për të argumentuar vendim-marrjen në nivelet ndërkombëtare, që ndërlidhej me argumentet e qëndrimeve politike për nevojën e rivendosjes lidhur me statusin juridik-politik të Kosovës.
Bisedimet e Vjenës rezultuan me pakon gjithëpërfshirëse të Ahtisaarit, si kompromis për mëvetësinë e shumë pritur, por edhe me bisedimet e Brukselit, padyshim, mendohej si zgjidhje, njohja nga Serbia dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Por, e gjitha e menduar veç hipotetikisht, referuar gjendjes reale politike!. Për aq sa bisedimet e Vjenës dhe të Brukselit, kishin për objekt trajtimin e realitetit politik, në esencë, prekën edhe aspektin subjektiv atë të ndërgjegjes kombëtare Shqipëtare. Nga propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisaarit n’a derivoi kushtetuta e cila u arsyetua me ardhmërinë Europiane të vendit, duke krijuar “Kosovarët” e rrinjë nga Shqiptarët e hershëm. Sistemi politikë i krijuar përmes frymës kushtetuese Ahtisaariane, është që ne të mos mund të shprehim atë që ndjejmë e besojmë, por t’a shprehim atë që nuk e besojmë, multietnicitetin!, këtë n’a e servuan me buzëqeshje Kineze.
Kosova e marrë peng! Kosovës i është marr peng gjithëçka, e para së gjithash integriteti kombëtar, sepse 94 përqind Shqiptarë nuk mund të vendosin pa 6 përqind minoritar!. Dhe kjo mendësi politike kushtetushmërie është antikushtetushmëri kombëtare Shqipëtare. Madje, për t’i dhënë kuptim herëshmërisë Shqipëtare edhe arkeologu Francez, Christophe Goddard, pjesë e ekipit të zbulimit të mbishkrimit të Justinianit në Kishën paleokristiane për qytetin Dardan, në Ulpianën e herëshme, nga gjykimi i tij, theksoi; të gjithë ne në Europë kemi përqindje Dardane, “ne Europianët dhe Shqiptarët e sotëm, jemi Ne pak si Ju dhe Ju jeni pak si Ne”.
Frikësimi e terrorizimi politik nga të buzëqeshurit Kineze! Ndërkohë që, Europianët e ndërkombëtarët me buzëqeshjet e tyre Kineze vazhdojnë kërkesat për betonizimin e Serbisë brenda Kosovës, përmes Kishës Serbe Ortodokse dhe Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe (“zajednica”), të cilat paraqesin gjymtim për shoqërinë Shqipëtare, po edhe për idealin historik dhe liridashës por edhe për pakicat jo Serbe!, kështu, duke i dhënë pakicës Serbe epitet hyjnie (religjioze) dhe epërsie (institucionale). Shikuar në kronologji, dy çështjet; e para, Kisha Serbe Ortodokse u zyrtarizua si kërkesë, gjatë bisedimeve të Vjenës me dakordësi të palës Shqipëtare (fatkeqësisht), e cila mëpas u shkrua tek propozimi gjithëpërfshirës i Ahtisaarit, përkatësisht tek Aneksi V mbi Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore – ku flet për të drejtat, privilegjet dhe imunitetet e Kishës Serbe në Kosovë!, e që më parë, nuk ishte as tek Rezoluta 1244, dhe as tek Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme – ngaqë përgjithësisht i referohej vetëm parimeve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore, fetare e historike; dhe e dyta, Bashkësia e Komunave me shumicë Serbe (“zajednica”) që u zyrtarizua si kërkesë, gjatë bisedimeve të Brukselit me dakordësi të palës Shqipëtare (fatkeqësisht), në Dokumentin 19 Prill, 2013. Po prej kohësh tashmë, procesi i bisedimeve përmbajtësisht në tërrësinë e temave të trajtuara e të mbetura hapur kanë marrë ngjyrim kompleksiteti, sepse Serbia, vazhdon të ketë pretendim territorial; nuk e njeh pavarësinë dhe e minon sa herë e kudo ku mundet; pengon anëtarësimet në organizma ndërkombëtar përmes fushatave të pandërprera si dhe e pretendon trashëgiminë të krishtere Ortodokse në Kosovë, të përvetësuar veç si Serbe!. Nga të buzëqeshurit me buzëqeshje Kineze, në kohë ‘paqe’ e në tavolinë bisedimesh, për epilog kanë, betonizimin e Serbisë në Kosovë.
Është detyrë e jona me i dal Zot amanetit të t’parëve tanë Iliro-Arbnorë, kishte shkruar Papa Klement Albani.
Po si t’a ribëjmë e ruajm kombërinë Shqipëtare? Duke e rrënjosur fuqinë e të së vërtetës autentike Shqipëtare, për t’i mbajtur larg forcat e jashtme manipuluese; duke e ushqyer ndërgjegjen kombëtare Shqipëtare, që ndikon në nivelin e vetëdijes dhe aftësisë së veprimit politik për çdo situatë politike; duke e kultivuar fuqinë mbarë kombëtare, si forcë të brendshme tek secili pjesë e politikës për t’a ruajtur hershmërinë dhe vlerat Shqipëtare; duke e tejkaluar çdo frikë apo kërcënim politik, si motivim për përbashkim në guxim kombëtar; duke risjellë në vëmendje tek secili domosdoshmërinë e fuqisë individuale për reagime kombëtare Shqipëtare; duke e ruajtur ndershmërinë kombëtare, si një themel i fortë për të vepruar politikisht me integritet; duke marrë politikisht përgjegjësi kolektive, për rrethanat dhe realitetin e fateve tona kombëtarisht; duke vendosur qëllime të qarta politike, që u paraprijnë rezultateve të dëshiruara kombëtare Shqipëtare; duke mos i haruar idealet historike, dhe vlerat e rezistencës politike të Rilindasve tanë; duke e kultivuar përbashkimin, e garantojmë rezistencën e fuqisë tonë politike; duke qenë të unifikuar në qëndrimet politike kombëtare Shqipëtare, paraqesim fuqinë dhe aftësitë politike për t’iu përgjigjur me menquri çdo situate; si dhe, duke e kuptuar fuqinë kombëtare reale, veprojmë si forcë politike rajonale e Europiane. Pra, secila, veç e veç dhe të gjitha së bashku, n’a ofrojnë buzëqeshje kombëtare Shqipëtare, sepse Republika nuk është e garantuar, ajo duhet ruajtur e mbrojtur.
ReplyForward
|