Sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, po vazhdon seanca e gjykimit kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjatë javës së kaluar është marrë në pyetje dëshmitari 18-të i Zyrës së Prokurorit të kësaj gjykate. Seanca ka vazhduar të jetë e mbyllur për publikun, ashtu sikur pjesa dërrmuese e të gjitha seancave që nga 3 prilli, kur edhe ka filluar gjykimi kundër tyre. Që në fillim të gjithë të pandehurit në deklaratat e tyre hyrëse, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me pretendime se gjoja kanë kryer krime gjatë luftës së viteve 1998-1999. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, prej nëntorit të vitit 2020 ndodhen në Qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërkohë që prej afër 200 dëshmitarëve, kryesisht të mbrojtur, sa ka paraparë të marrë në pyetje Prokuroria, deri janë dëgjuar vetëm 18 prej tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …