Sot, në Dejnë dhe Dobidol nderuam kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve
Në Dobidol, u përkulëm para lapidarit të dëshmorit të kombit, Mark Sopjani, i rënë me 4 shtator 1998.
Në Dejnë, nderuam kujtimin për dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë me 4 shtator 1998.
U bënë plotë 25 vjet ku në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, predhat e artilerisë serbe goditën për vdekje: Leonora Bytyçin e cila ra bashkë me të vëllain, dëshmorin Arben Bytyçin, poashtu, aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi dhe fëmiu 15 muajsh Driton Hoti. Në Liskofc, u plagosën rëndë e lehtë, edhe 52 vetë.
Dejni ia fali luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi dhe Qemajl Bytyçi, si dhe përveç emrave të lartpërmendur, edhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti.
Sot dhe përherë u përkulemi dhe me përkushtim veprës së dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!