Në Dejnë dhe Dobidol të komunës së Rahovecit, kryetari i komunës Smajl Latifi nderoi kujtimin e dëshmorëve dhe martirëve. Kryetari Latifi me këtë rast tha se, u bënë plotë 25 vjet ku në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, predhat e artilerisë serbe goditën për vdekje: Leonora Bytyçin e cila ra bashkë me të vëllain, dëshmorin Arben Bytyçin, po ashtu, aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi dhe fëmiu 15 muajsh Driton Hoti. Në Liskofc, u plagosën rëndë e lehtë, edhe 52 vetë. Dejni ia fali luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi dhe Qemajl Bytyçi, si dhe përveç emrave të lartpërmendur edhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti. Lavdi veprës së dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri!