Drejtoria e Shëndetësisë dhe Zjarrfikësit në Viti përfitojnë donacion nga KFOR-i

Në kuadër të komandës së KFOR-it amerikan konkretisht me projektin CIMIC, Drejtoria e  Shëndetësisë dhe Njësia Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Viti, kanë pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse dhe pajisje komunikimi. Me këtë rast prezent ishte zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, i cili falënderoi KFOR-in amerikan dhe theksoi se ky donacion do të ndihmoj dhe lehtësoj shumë punën e zjarrfikësve të komunës së Vitisë, gjatë intervenimeve në raste të ndryshme të vërshimeve. Përndryshe ky donacion përmban 20 palë rroba për Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim dhe 7 pajisje komunikimi për Drejtorinë e Shëndetësisë. Këto pajisje kanë për qëllim përmirësimin e reagimit të urgjencës.

May be an image of 11 people, ambulance and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …