Lulzim Basha: Postin e kryetarit të grupit parlamentar do e delegoj të një nga nënkryetarët e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha,  është shprehur se postin e kryetarit të grupit parlamentar do e delegojë të një nga nënkryetarët e partisë. Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Basha iu bëri thirrje deputetëve të shohin përtej interesave personale dhe se beteja e PD është për qytetarët. “Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të statutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë. Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikës  që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.”-tha Basha për mediat.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …