Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se pamja në Kuvend sot tregon shumë se ku është qeveria e majit. Ajo vrau të vetmin element të barazisë në shkollat e Kosovës. Këtë vit Ministria e Arsimit dështoi të bëjë pazar me shtëpitë botuese, doli në konferencë katër ditë para fillimit të vitit të shkollor dhe ju tha prindërve që po ua kalojmë mjetet juve e ju përballuni me këtë kosto. Deputetja shtoi se sot qeveria e popullit e 51% nuk është në Kuvend. Nuk po e dimë prej kujt po ikni, kujt po ja keni frikën. Nëse e keni me të drejtë atëherë pse sot deputetët e mazhorancës nuk janë sot këtu që të përballen me kritikat tona. Deputetja Hykmete Bajrami u shpreh se ministrja, Nagavci me shumë vonesë u tha prindërve që mos i blini librat pa i marrë listat nga mësimdhënësit. Tani ajo del e krekoset me numrin e aplikimeve dhe buxhetin që e ka ndarë, tha tutje deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …