Në Kizhevac të Serbisë janë ndërprerë gërmimet që kishin filluar muaj më parë. Hulumtimi i një lokacioni të dyshuar për varrezë masive, është ndërprerë nga pala serbe me arsyetimin se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për t’i vazhduar gërmimet. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Serbia po fyen familjarët e të pagjeturve në Kosovë, me ç’rast ka kërkuar reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkaq, Ibrahim Makolli, kryesues i Delegacionit për bisedime për Personat e Zhdukur, ka thënë se përgjigja e autoriteteve serbe ka qenë se vetën pas krijimit të Qeverisë së re do të ketë alokim të mjeteve për të vazhduar gërmimet në këtë lokalitet. Ai, poashtu, ka bërë thirrje që të mos deklarohen dyshimet për varreza masive në Kosovë pa u ditur saktë se aty ka mbetje mortore. Sipas tij, me deklarata të tilla po luhet me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …