Socialistët, në mbledhjen e Asamblesë, kanë zgjedhur sekretariatin e ri, si dhe janë informuar për ndryshimet në qeveri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Ndryshimet:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë emërohet Ervin Mete
Ministri për Evropë dhe punët e Jashtme emërohet Igli Hasani
Ministër i Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu
Ministri i Bujqësisë, Anila Denaj
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu
Ministër Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për pushtetin vendor, Arbian Mazniku.
Kryeministri shqiptar dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij drejtuar sot Asamblesë Kombëtare të PS-së, paraqiti sot kandidaturat edhe për Sekretarët e rinj të PS.
Sekretari i Organizimit, Ardian Çela.
Sekretar i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca.
Sekretare e Gruas, Evis Kushi.
Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etjen Xhafaj.
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko.
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore, Eridjan Salianji.
Sekretare e Programit, Milva Ekonomi.