Edi Rama: Nuk ndihem fare përgjegjës për veprimet individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion

Edi Rama: Nuk ndihem fare përgjegjës për veprimet individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se nuk ndihet  përgjegjës për veprimet që janë individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion. Ai gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste  tha se ata që ai i ka besuar një post dhe që janë përfshirë në korrupsion, jo thjeshtë kanë tradhtuar besimin e tij, por edhe flamurin shqiptar. Shqipëria europiane për mua është ëndrra më e madhe me sy hapur, që më zgjon në mëngjes më herët nga të gjithë ju, më mban në këmbë më gjatë nga të gjithë ju dhe më bën të fle më vonë nga të gjithë ju. Këtë vend o e bën fuqia e PS-së, o nuk e bën asnjë forcë tjetër e organizuar në këtë vend. Po të mos e besoja këtë që ky vend bëhet dhe po të mos e shikoja ëndrrën e Shqipërisë europiane, as do të kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historik të PS-së. As do të përpiqesha fare të zija vendin e tij, as do ta përballoja dot baltën e zezë të gojëve të palara mbi të vdekurit e të gjallët e familjes sime. Ata që ma vënë mikrofonin përpara dhe më pyesin për përgjegjësi individuale për bashkëpunëtorët e mi, nuk kanë faj. Ju dhe të gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë atë fjalën e neveritshme, që Rama të lëshon dhe s’të mbron.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …