leoni

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale

OEA: Importet e lidhura me kompanitë amerikane, në Kosovë, po pakësohen me një ritëm alarmues, po rriten importet me Serbinë

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, përmes  një reagimi publik,  kërkon urgjentisht nga Qeveria-Kurti të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, e të cilat pengojnë interesat komerciale të kompanive ndërkombëtare.  Sipas Odës importet nga kompanitë me pronësi të konsiderueshme amerikane kanë rënë me mbi 39 për qind krahasuar me vitin 2022. Ndalimi, i cili synon Serbinë dhe produktet e importuara nga ky shtet, në fakt ndikojnë në masë të madhe në kompanitë ndërkombëtare. Shumë prej këtyre bizneseve, janë në pronësi të kompanive nga shtetet partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë shtylla kyçe në mbështetjen e trajektores së rritjes së Kosovës”, thekson Oda ekonomike Amerikane. Të dhënat zbulojnë një realitet të zymtë: importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen me një ritëm alarmues. Për më tepër, çdo pengesë për tregtinë, si ky ndalim, ka ndikuar pashmangshëm në rritjen e çmimeve të konsumit, duke rënduar më tej buxhetet e familjeve të Kosovës. Aq më tepër, në rrethana kur Kosova tashmë ka hequr ndalesën për importin e lëndëve të para dhe produkteve gjysmëfinale nga Serbia, është e pakuptimtë dhe ironike që të mbahet në fuqi masa e cila ndalon importin e mallrave që përbëjnë interesa komerciale ndërkombëtare, thuhet mes tjerash në reagim e Odës  Ekonomike Amerikane të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …