Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti e profesori, Qerim Feriz Rexhaj nga fshati Cercë i Komunë së Burimit. Qerimi i përket një familjeje të njohur atdhetarësh, intelektualësh e liridashësish, të cilët kurdoherë në kthesat e mëdha shoqërore e kombëtare u radhitën në anën e duhur të historisë. Ndarja nga jeta e Qerimit është një humbje, jo vetëm për familjen e më të dashurit e tij, por edhe vendin përgjithësisht, sepse ai ishte një atdhetar e veprimtar që tërë jetën ia kushtoi kombit e atdheut. Me rastin e ndarjes nga jeta të Qerim Rexhajt, Drejtoria e Radios Kosova e lirë ngushëllon familjen Rexhaj dhe merr pjesë në dhembje e pikëllim. Qerimi ka qenë bashkëpunëtor i Radios-Kosova e lirë për shumë vjet dhe ka trajtuar tema të veçanta të krijimtarisë së tij. Lavdi jetës dhe veprës së Qerim Rexhajt!.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …