Përurohet vepra ”Semimaturantët e parë të Malishevës 1963/1964” – autor, Fatmir F. Krasniqi

Vepra më e re e autorit, Fatmir F. Krasniqi, ku për tematikë hulumtuese dhe studiuese ka,”Semimaturantët e Parë të Malishevës”, në periudhën e viteve 1963/1964, u përurua sot, përurim i cili ishte nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Në fjalën e rastit të Kryetari të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati mes tjerash thuhet. ”Në këtë vepër përshkruhen ngjarjet historike të fushës së arsimit, përkatësisht të gjeneratës së parë të semimaturantëve për vitet 1963/1964 dhe vazhdoi, ju nxiti edhe më juve, që shkruani për ngjarjet e ndryshme në trevën e Malishevës, me theks të veçantë për arsimin, sepse, kështu faktoni historinë e popullit, historinë e arsimimit dhe të institucioneve publike në përgjithësi, për ata, që dhanë dje për shkollën kombëtare dhe kombin, që ne sot i gëzojmë ato të arritura dhe vlera kombëtare e njerëzore, prandaj duke ju dhënë sot pasardhësve  tanë ngjarjet historike për zhvillimet nëpër kohë dhe etapa të historisë që kaluam, dua që shkruesit Malishevas të angazhohen me tërë potencialin intelektual e profesional, për ta pasqyruar të djeshmen dhe të tashmen historike të popullit tonë, sa do që historia është e vështirë të shkruhet, ajo është treguesja më reale e kohës”. Në këtë ngjarje letrare, foli edhe drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi ” Kjo gjeneratë është gjenerata e parë që theu tabut e shkollimit në një kohë kur, në Kosovë e në veçanti në Malishevë, pushteti ish jugosllav pengonte në çdo mënyrë hapjen e shkollave shqipe dhe arsimimin e popullit shqiptar, por një të drejtë universale e realizuam me flijim jetërash gjeneratë pas gjenerate”. Redaktori, Habib Zogaj dhe recensenti, Mehmet J. Bashota e vlerësuan lartë veprën e autorit Krasniqi dhe theksuan: ”Kjo vepër argumenton, fakton dhe ofron prurjet e fakteve kryeneçe historike, siç thotë autori ”Arsimi ishte ai që krijoi dhe zbatoi pushtetin paralel në atë kohë pasi kjo armatë e njerëzve në mënyrë praktike i vuri në jetë vendimet e udhëheqësve të asaj kohe deri në daljen në skenë të UÇK-së. Nga kjo rrjedhë se në shenje të hakmarrjes pushtuesi serbo-sllav dhe ushtria e tij gjatë luftës së fundit 1998/1999 dogji shkollat shqipe”. Në fund folën folësit e gjeneratës si, Ilaz Morina e Ramë Thaçi dhe në fund vet autori, Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …