Faton Mehmetaj

Faton B.Mehmetaj: Këmbanat e vjetra të Kishës së Deçanit-njëra ishte pronë e kishës së Shën Nikollës në Belle

Falsifikimet e formuluara si “argumente historike” të krijuara nga qendrat pansllave, shërbejnë si dëshmi për të treguar “të drejtat historike” dhe ta shtroj rrugën për arsyetimin e politikës së tyre ekspansioniste. Akademia e Shkencave të Serbisë, por edhe Shkolla Antropologjike Serbe dhe recidivat e saj, të cilët vazhdojnë me interesa të shtuara edhe në ditët e sotme, për demantimin dhe shtrembërimin e historiografisë së Kosovës, paguan dhe trajnuan me qindra e mijëra historian nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Rusia e vende tjera, për të plasuar të pa vërtetat e kësaj Akademie. Kjo Akademi shkroi shumë memorandume, elaborate e programe të caktuara që kishin për qëllim gllabrimin gradual të historisë dhe të kaluarës tonë. U bënë falsifikime në dëm të shqiptarëve nga ana e Serbisë dhe mbështetësve të këtij projekti që më kalimin e kohës mori përmasa pansllave. Ata përhapën urrejtjen dhe demonizimin e popullit shqiptar, teori kjo që po vazhdon edhe sot të jetë aktuale dhe mbizotëruese si teori edhe pse dihet plasimi dhe dizajnimi i saj. Kisha e Deçanit u ndërtua nga shqiptarët dhe në tokën e shqiptare në një kohë kur popullata e këtij vendi ishte 95% arbërore e besimit të krishterë dhe besimit ortodoks bizantin. Kjo popullsi që nga ajo kohë duke e përfshirë edhe sundimin e Dushanit që ishte shumë i ashpër dhe deri në ditët e sotme ishte dhe mbeti 95% shqiptare-arbërore, pa ndryshuar kurrë strukturën etnike edhe përkundër që ky vend është kolonizuar disa herë prapë se prapë popullata mbeti ajo që ishte. Edhe përkundër disa përplasjeve që ndodhën pas ndarjës së kishës së lindjes dhe perëndimit, nga viti 1054 e deri me ardhjen e otomanëve në vitin 1389 në Dardani ishin të pranishme doktrinat krishtere të lindjes dhe të perëndimit dhe faltoret e tyre ishin ortodokse bizantine dhe katolike. Për shkak të rrethanave të veçanta historike të diktuara nga otomanët dhe aleatët e tyre  serb, islamizimi përhapej pandërprerë. Shumë skizmatik ortodoks shqiptarë (shkijet raje-rrajë), të cilët nga Dushani e tutje u konvertuan në sllavë, për shkak se ata frekuentojnë kishat ku u është imponuar predikimi sllavisht, edhe pse flisnin shqip të gjithë deri në kohëra të vona. Kjo traditë e kryerjes së riteve fetare të tyre u imponua edhe në kohën e sundimit otoman. Pastaj, shqiptarët ortodoks ende i mbajnë mbiemrat origjinal të gurrës shqipe edhe përkundër që e kanë vendosur prapashtesën sllave iq, si.psh: fisi i Gashit, Gashiq, Dashi emër i gurrës ilire në Dashiq, fisi i Shalës në Shaliq, Dushi-Dushiq, Zogaj-Zogoviq etj. Kështu që sot në Kosovë kemi shqiptar të tri besimeve që e mbajnë mbiemrin e njejtë, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët ortodoks. Pas ardhjes së turqve në Kosovë, shumë kisha katolike dhe ortodokse të ritit bizantin u shkatrruan, disa prej këtyre kishave u shndërruan në xhamia. Me gurët e tyre u ndërtuan xhamitë por edhe objektet tjera që i konvenonin perandorisë turke. Shumë artefakte u zhdukën në atë kohë, u përvetësuan dhe tjetërsuan, në mesin e tyre edhe këto dy këmbana.

                                                                                      Këmbana që u mor nga Kisha e Shen Nikollës në Belle

Këto dy këmbana u vendosën në kishën e Deçanit, pasi që u morën nga kishat tjera katolike, sidomos nga ato të Belles. Njëra prej këtyre këmbanave ishte greke (e punuar në Greqi), këmbana e Nikollës (Nikollë Gramatikës) dhe këmbana tjetër e Gërgurit. Këto dy këmbana si duket janë më të vjetra se të shek. XV, këtë të dhënë e vërteton edhe studiuesja kroate Mirjana Shakota e cila ka reguar në një artikull të Pera J. Popoviqit i cili e kishte shkruar një artikull pikrisht për këto dy këmbana. Autorja Shakota në librin e saj (Deçanske Reznice), f. 34 thotë: “Njohja që ka pasur (Pera Popoviq) nuk e ka lejuar që drejtë e qartë ta shpjegojë tekstin greqisht në këmbanën e parë e as ta precizojë datën në të dyten”. Këtu do marrë në konsideratë e dhëna se pronarët-punuesit apo dhuruesit e këtyre dy kambanave, të çfarëdo vendi qofshin ata dhe çfarëdo kombësie, emrat e tyre janë emra tipik shqiptarë të mesjetës e që përdoren edhe sot si p.sh, emri Nikollë, Gërgur e tjerë si këta emra. Duhet cekur se këta pos që përdorën si emra përdoren edhe si mbiemra familjarë edhe sot e kësaj dite tek ne. Këto dy këmbana që ishin vendosur në kishën e Deçanit, sipas të gjitha gjasave njëra prej tyre e Nikollë Gramatikës e tjetra e zotëri Gërgurit, kujtoj janë kambanat e dy kishave të vjetra katolike siç u tha edhe më lartë të asaj të Shën Nikollës dhe të kishës në Belle të ndërtuara në vendbanime të vjetëra iliro-shqiptare ku është përmendur emri Gregori-Grigori-Gerguri. Këto dy kambana përmenden edhe në artikullin e Pera Popovit arkitekt në zë i asaj kohe, me titill: “Nekoliko Zvana iz 15 veka” “Disa kambana nga shek. XV”, (botuar në Starinar, Knjiga IV za 1926 e 1927 vit, Beograd, 1928, f. 105-110), i cili ka dhënë fakte e vizatime, si duken edhe mbishkrimet e shumë këmbanave të vjetra, në mes tjerash edhe këto dy këmbana të Kishës së Deçanit, prej të cilave njëra greke-që e quajti këmbana e Nikollë Gramatikës e tjetra e zotri Gërgurit (Grigorit-antroponim ky nga latinishtja që e përdornin shqiptarët në Mesjetë) që daton nga shek. XV. Edhe në artikullin “Nekoliko neizdati grčki tekstovi” të autorit D. Anastasijeviq, autori e paraqet leximin dhe deshifrimin e mbishkrimit në gjuhën greke në këmbanat e kishës së Deçanit të viteve 1458 – 1459.

Këmbana e dytë e Gërgurit  të cilën e solli në shek. XV në Kishën e Deçanit dhe mbishkrimet në këto dy këmbana.

Mbishkrimet e këtyre këmbanave i ka përmendur edhe studiuesi dr. Ll. Mirkoviq në dy librat e tij të veçanta që i botoj për artet e zbatuara të kishës së Deçanit: “Crkveni umetnički vez” (Qëndisja artistike kishtare), (Godišnjak Muzeja Južne Srbije I, Skopje 1937) dhe librin tjetër me të njëjtin titull: “Crkveni umetnički vez”, knjiga I, Beograd, 1940. Përpunimi i mjeteve të qëndisura të kishës është dhënë nga autori dr. Ll. Mirkoviq përmes përshkrimit, shkrimit të mbishkrimeve dhe analizës ikonografike dhe stilistike. Me të drejtë autori përcakton vlerën e qëndisjeve-punëdorës me kërrabëza” të kishës së Deçanit dhe merr në trajtim vetëm epitrahilin (epitrahil) nga shek. XVI. Autorët që e trajtojnë historikun e këtyre dy këmbanave e përmendin edhe biografinë e ndërtimit të pirgut të kishës ku janë vënë këmbanat, si dhe ngritjen e sallave (terpezarive) dhe pallateve të tjera për rreth manastirit. Njërën këmbanë në kishën e Deçanit e kishte sjellë, “Pasuridhuruesi zotri Gërguri” në fillimi të shek. XV, që ai i dhuroi plakut Joanikija.

Për këtë të dhënë nuk ka dyshim sepse turqit me okupimin e parë që i bënë Serbisë (1439-1444) krahinën e Brankoviqëve ia dhanë ta sundojë Grguri i verbër, biri i Gjergj (Gjurgj) Brankoviçit i njohur si Despot me origjinë nga Smedereva. Në këtë rast duhet përmendur se Angjelina Aranit Komneni ishte martuar për djalin e Gjergj (Gjurgj) Brankoviçit, ajo u lind në Berat, në kohën kur shumica e shqiptarëve ishin të krishterë ortodoksë dhe ishte bija e gjashtë e fisnikut shqiptar Gjergj Arianit Komneni. Angjelina ishte e motra e Donika Kastriotit, e cila ishte gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Kjo ndodhi kur Smedereva kishte rënë nënë turq, Gjergj (Gjurgj) Brankoviçi kishte kërkuar strehim me familjen e tij në shtëpinë e princit shqiptar, Gjergj Arjanitit, ajo u martua në Shkodër më 1461 për Stefanin e verbër birin e dytë të Gjergj (Gjurgj) Brankoviçi, më të cilin kishte dy djem dhe një vajzë, Gjergjin, Joanin dhe Marën. Siç dihet në mesjetë bëhëshin lidhje familjare dhe gjaku për interesa të fisnikërisë sunduese të kohës. Më vonë Angjelina do të bëhet shenjëtore e Kishës Ortodokse Serbe që edhe sot e kësaj dite njihet më emrin  Shën-Angjelina. Kësokohe, edhe Huniadi ja kishte drejtuar një kërkesë për ndihmë despotit të Rashkës, Gjergj (Gjurgj) Brankoviçit, i cili i ishte përgjigjur Huniadit “se ishte i lidhur me marrëveshjen për paqe me Portën” dhe nuk kishte dëshirë të ngritet kundër sulltanit.
Pra kjo mund të ketë ndodhur pasi turqit filluan ti djegin dhe ti tjetërsojnë kishat katolike dhe ortodokse shqiptare të ritit bizantin në Kosovë. Pas ardhjes së turqëve u shkatrruan tri kishat në Belle, kisha shumë të vjetra, pastaj në Bivolaqe paralagje e Isniqit ku ishte një kishë e madhe, me gurët e të cilës u ndërtua xhamija e Isniqit, pastaj kishat në Junik, Beleg, Llukë të Eperme, Prapaqan, Strellc të Epërm, Gramaçel ku edhe sot e kësaj dite gjenden gjurmët e këtyre kishave, toponimet, emervendet, varrezat, por egzistojnë edhe toponime të shumta që përfshinë vendin ku gjendeshin këmbanat e kishës. Bazuar në studimet e shumta që i kamë bërë rreth kishës së Deçanit por edhe kishave tjera të vjetra që gjendeshin në fshatrat e kësaj komunëje, por edhe studimet e shumta të studiuesëve kroat, shqiptar e serb rreth kishave dhe të kaluarës së largët të Deçanit me rrethinë del se kisha e Shën Nikollës gjëndet në Bellen e Mesme. Në tefterin e Sanxhakut të Shkodrës 1570/1571 por edhe të vitit 1582, në Belle egzistonte Kisha e Shën Nikollës. Kishën e Shën Nikollës e përmend edhe Gregorije Camblak, igumen i Deçanit (1402-1409). Kjo kishë siç e kam cekë në disa shkrime por edhe në monografinë e Belles u takonte shekujve IV-VI të erës sonë. Kisha e Shën Nikollës në Belle përmendet edhe në një dekret të lëshuar nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm për Deçanin në vitin 1565, i cili ndalon marrjen e detyrimeve të tjera përveç 1000 akça. Në këtë ferman përmendet edhe kisha e Shën Nikollës, e cila është regjistruar në defterët e vilajetit jo vetëm si vakëf, por edhe si pasuri e Shahut. Manastiri i Shën Nikollës ishte i pavarur nga Manastiri i Deçanit.

Nënë përkujdesjen e Kishës së Shën Nikollës ishin edhe disa kisha eremite (kishëzave në shpella), ku priftërinjët katolik shqiptar shkonin atje dhe luteshin me javë e muaj të tërë. Kisha e Shën Nikollës në Bellen e Mesme gjendet e punuar në afreskat e Kishës së Deçanit. Në atë kohë, përveҫ parave (të hollave), besimtarët e krishterë i falnin kishës së Deҫanit edhe pasuri të tëra të patundshme, kështu, më 1788-1789, një banor nga Tetova i’a fali kishës dy vreshta, shtëpizën, kuajt dhe këmbanat. Kështu sipas Millojeviqit, riznica e Deçanit në vitet 1870-1878 ka qenë në gjendje të mirë. Përbri mbetjeve të zonjës Despine të vitit 1519 gjenden edhe katër shpata mesjetare, dy këmbana të vjetra pa mbishkrime, pehari i praruar me arrën hindiane, diviti i haxhi Danillos dhe monahëve të tjerë, medaljet e Krajlit të shejtë etj. Shume libra në dorëshkrim të manastirit të Deçanit janë dërguar në Rusi e në vende të tjera. Për këtë shkak Kiril Andrejeviq i punoi armonat për libra dhe rregulloi bibliotekën në fshehtore (skrivnica).

Ngjitas murit në kapellen e Shën Dimitrisë gjendej arkivoli i bardhë me disa mjete të tjera si dhe 30 libra të plota dhe të dëmtuara, të shkruara në lëkurë (perganevë e në letër dhe ikona e varrimit të krajlit të Shënjtë. Janë me interes, kujtoj të përmenden edhe shumë gjësende, mjete dhe orendi të tjera të metalta në riznicën e Deҫanit disa prej të cilave janë marrë në kishat e shkatrruara katolike nga turqit por edhe nga Dushani më herët për të mos i bërë konkurrencë, si p.sh. shandana të ndryshme, njëri prej tyre dhuratë nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, kandila, brava (ҫelsa) dyersh, shpata, monedha të kohërave të vjetra, “putir”, “ripide”, këmbana, zingjir, etj. Brenda në manastir ishte puntoria e punimit të arit, argjentit dhe bakrit, por egzistonte edhe puntoria e punimit të drurit (gëdhendjes së drurit), e që shumica e mjeshtrive ishin shqiptar nga Deçani e rrethina. Për këto dy këmbana, por edhe për shumë gjëra tjera, studiuesit serb në studimet dhe punimet e tyre të botuara në shtypin e kohës (qoftë si artikuj, fejtone, libra apo broshura), nuk kanë folur me saktësi për origjinën e tyre, kohën kur janë punuar, historikun, prejardhjen etj. Madje disa artefakteve apo gjërave të reznicës së Kishës së Deçanit, (në mesin e tyre edhe këtyre dy këmbanave të dhënat janë mjegulluar dhe nuk jepen të sakta as mendime) të prera për kishën e Shën Nikollës, as për këmbanat të cialt autorët serb i paraqesin të shek.XV.

Studiuesit tjerë i vlersojnë se janë më të vjetra se sa kjo periudhë dhe se shkrimi greqisht nuk është i sakt ashtu siç shkruan në këmbana por është keq interpretuar me qëllim të përvetsimit, bazuar në shkollën Antropologjike Serbe dhe recidivat e saj që janë marrë me përvetsimin dhe shtrebrimin e historisë shqiptare duke mohuar ç’do gjë të vlefshme të historiografisë tonë. Por ka vite e vite që historia e popullit tonë po del në pah dhe është vlerësuar nga studiuesit më të fuqishëm botëror por ka zëra edhe nga studiuesit serb që e kanë pranuar se populli shqiptar është ndër popujt e vjertër të globit me histori të sterlashtë dhe mjaft të pasur.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …