Turqia

Kryetari i Turqisë, Erdoğan beson se së shpejti do të arrihet rezultat në ringjalljen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Kryetari i Turqisë,  Erdoğan tha se beson se së shpejti do të arrihet “rezultat i mirë” në drejtim të ringjalljes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi që do të përmbushë pritshmëritë e nevojshme, raporton Anadolu. “Rivitalizimi i nismës është prioritet për gjithë botën. Ne jemi në kontakt të ngushtë me OKB-në për këtë çështje”, u tha Erdoğan gazetarëve të hënën vonë në avionin presidencial ndërsa kthehej nga vizita njëditore që zhvilloi në Rusi. Ai tha se do ta diskutojë këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në New York më vonë këtë muaj në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dëshiroj të ritheksoj se ne vlerësojmë dhe mbështesim përpjekjet e Guterresit, sekretarit të përgjithshëm”, shtoi ai. Erdoğan zhvilloi një vizitë pune njëditore në qytetin bregdetar rus të Soçit për të diskutuar me presidentin Vladimir Putin çështje rajonale dhe globale, si dhe lidhjet dypalëshe. Ringjallja e marrëveshjes historike të vitit të kaluar të drithërave të Detit të Zi që ndihmoi në lehtësimin e krizës globale të ushqimit ishte çështje kryesore në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …