Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut

Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së, Agim Idrizi, sikletoset kur e quajnë tradhtar e milic i Serbisë

Dëshmitari i parë, pa masa mbrojtëse, në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, Agim Idrizi, ka përfunduar dëshminë para trupit gjykues.  Ai në përfundim të seancën ka gjuajtur dëgjueset, duke thënë se kërkon nga njerëzit në Kaçanik të tregojnë se kur ka qenë ai polic dhe cilin nga shqiptarët ka dërguar në burg në kohën e paraluftës. Ai është ankuar se dje menjëherë ia  kishin shkruar tradhtar i kombit. Më kanë korit, ata ma kanë pru punën të vijë këtu. Dikush duhet ta paguajë jetën time se ma kanë shkatërruar. Falënderoj gjykatën që më ka mundësuar të vij këtu sepse unë vet kam kërkuar, jo gjykata. Ish milici i pretenduar  dje ka akuzuar një person se si pjesëtar i UÇK-së, që sipas tij e ka keqpërdorur detyrën, duke e rrahur atë dhe familjen e tij. Idrizi ka pranuar se problemet në mes familjes së tij dhe një familjeje tjetër ishin që para luftës. (Lajmi.net)

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …