Më 7 shtator, në kuadër të projektit Youth4CleanAir, organizata PEN së bashku me grupin e aktivistëve të rinj të gjelbër PureAir Ecocycle të Prishtinës po shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ajrit të Pastër për Qiejt e Kaltër pikërisht këtu në Prishtinë!
Detajet e ngjarjes:
Data: 7 shtator, 2023
Ora: 13:00 – 14:30 (shpërndarja e stikerave në stacionet e autobusëve urbanë të Prishtinës)
Ora: 15:00 – 17:00 (tek Teatri Kombëtar i Kosovës – ngjarja kryesore)
Të pranishëm do të jenë edhe:
-
Donjeta Sahatçiu – Zëvendës Kryetare e Komunës së Prishtinës (gjatë shpërndarjes së stikerave në stacionet e autobusëve gjatë orës 13:00 deri 14:30)
-
Nona Zicherman – Udhëheqëse e zyrës së UNICEF në Kosovë (gjatë eventit tek Teatri)