Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Policinë e Kosovës në përvjetorin e themelimit. Ai ka thënë se “përtej sfidave dhe mungesës së mbështetjes adekuate institucionale, Policia jonë mbetet ndër institucionet më profesionale dhe të përgjegjshme. 24 vjet më parë u themelua Shërbimi Policor i Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë. Përtej sfidave dhe mungesës së mbështetjes adekuate institucionale, Policia jonë mbetet ndër institucionet më profesionale dhe të përgjegjshme, që ofron shërbime e siguri për secilin qytetar të vendit tonë, pa dallim etnie. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që nismën për hartimin e Projektligjit për Pensionimin e Parakohshëm të zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor me autorizime policore – ta dërgojë deri në fund. Mirënjohje dhe nderim për secilin zyrtar të Policisë së Kosovës, që me punën dhe angazhimin e pakusht të tyre ndër vite, kanë ruajtur me dinjitet vizionin, misionin dhe vlerat e këtij profesioni fisnik. Urime të gjithëve!”, ka shkruar, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …