epa09926442 Prime Minister of Kosovo Albin Kurti speaks during a press conference with German Chancellor Olaf Scholz (unseen) at the Chancellery in Berlin, Germany, 04 May 2022. Kurti and Scholz met for bilateral talks. EPA-EFE/FILIP SINGER

Kryeministri, Albin Kurti, është ftuar të dëshmojë në rastin e Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar të dëshmojë në rastin e Dragisha Milenkoviqit nga Graqanica, i cili u arrestua në qershor të këtij viti  për krime lufte kundër shqiptarëve, në vitet 1998-1999. Dejan Vasiq, avokat i Milenkoviqit, ka dorëzuar dje kërkesën te Zyra e Kryeministrit që Kurti të dëshmojë në rastin e klientit të tij, pasi raportohet se Prokuroria Speciale paraprakisht ka miratuar kërkesën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar i mbrojtjes. Pasi prokurori special aprovoi marrjen e provave duke dëgjuar si dëshmitar të mbrojtjes kryeministrin aktual të Kosovës, z. Albin Kurti, sot i kam dorëzuar kryeministrit një kërkesë të përsëritur për dëshmi përmes zyrës së qeverisë”, tha avokati  Dejan Vasiq për mediet serbe të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …