Me rastin e shënimit të njëzet e katër vjetorit të ditës së Policisë së Kosovës, sot kudo në vendin tonë janë mbajtur aktivitete të shumta tematike e ndër-komunikuese, të cilat janë përcjellë nga qytetarët dhe mediat. Në të gjitha stacionet policore të Policisë ishte e vendosur, “Porta e hapur” duke filluar nga ora 10:00, ku qytetarët e interesuar kanë vizituar stacionet policore. Në Sheshin Skënderbeu, në qendër të kryeqytetit ishte bërë ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore. Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë ekspozuar pajisje policore: armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë, pajisje të forenzikës dhe ato të mjekësisë janë ekspozuar gjersa qytetarë të shumtë kanë shprehur interesimin që t’i shohin nga afër. Në ceremoninë zyrtare, me këtë rast kanë marrë marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …