Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se Kosova mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë që nga shpërthimi i madh i dhunës që ndodhi në muajin maj. Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, tha se tensioni midis dy palëve mbeti i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – për shkak të një morie të çështjeve të pazgjidhura,” u tha ai gazetarëve nga Selia e NATO-s në Bruksel. Ristuccia shtoi se për situatën e paqëndrueshme në Kosovë, nuk ka zgjidhje ushtarake. “Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve. Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”, tha ai. Më shumë se 90 ushtarë paqeruajtës të NATO-s u plagosën në përleshjet me protestuesit serbë në veri të Kosovës, sipas NATO-s. Të plagosur mbetën edhe rreth 50 protestues.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …