Kryeministri, Albin Kurti u takua dhe bisedoi me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Allison Peters. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Estonisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Allison Peters. Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me agjencitë amerikane, sikurse USAID në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP, me theks te shtylla e parë e këtij plani, përkatësisht te transformimi digjital Falë vëmendjes së Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synohet që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …