leoni

Reinhard Butikofer: Politika amerikane dhe ajo e BE-së ndaj Kosovës e Serbisë është e njëanshme, në favor të Beogradit zyrtar

Deputeti i Parlamentit Evropian, Raihnard Butikofer nga Gjermania, ka reaguar pas takimit që Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur me kryetaren Vjosa Osmanin. Ai ka thënë se e mirëpret faktin që Sekretari i NATO-s nuk po iu bashkohet shumë politikanëve të Amerikës dhe BE-së të cilët kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike me autoritetet e Kosovës. Butikofer ka shkruar se politika amerikane dhe ajo  e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë është e njëanshme në favor të Beogradit zyrtar, dhe sipas tij janë vendosur standarde të dyfishte duke injoruar në masë të madhe se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane një matës për politikën e tyre. Politikani gjerman ka thënë se situata në rajon mund të destabilizohet edhe më shumë si rezultat i qasjes së gabuar të Amerikës  dhe BE-së. Ai i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, që të lë prapa paragjykimet spanjolle kundër Kosovës  dhe të mësojë nga Stoltenberg, për të rifilluar menjëherë dialogun me të.

 

Kontrolloni gjithashtu

Moto Klubi “Veteranet e UÇK-së”: Vepra kolosale e profesor Ahmetit, ka lënë gjurmë të pashlyera të kohës së luftës çlirimtare dhe të Liris së Kosovës

Moto Klubi Veteranet e UÇK-së, ishin për ngushëllime tek familja e profesor Ahmet Qeriqit. Vepra …