Kryetari Haliti kujton 7 shtatorin ditën e deklaratës kushtetuese të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar, 7 shtatorin ditën e deklaratës kushtetuese të Kosovës. Ai ndër të tjera tha: 33 vite më parë, konkretisht pas  deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990,  ku 111 delegatë të atëhershëm shpallen  Kosovën njësi të barabartë të federatës jugosllave u  hapi rrugën veprimeve të mëtutjeshëm të njohur si Kuvendi  i Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, në të cilën edhe u shpall edhe deklarata kushtetuese e Kosovës. Pra 7 shatori i vitit 1990, është pjesë themelore e mëvetësisë së Kosovës,  pasi që ajo iu parapriu proceseve të shtet themelimit. Në këtë datë të rëndësishëm historike ne kujtojmë̈ angazhimin dhe sakrificën e të gjithë̈ atyre që vepruan për lirinë̈ e Kosovës, duke i falënderuar atë përjetësisht edhe pse një pjesë e madhe e tyre tani veç se kanë kaluar në amshim, por vepra dhe kontributi i tyre mbetet i paharruar.  Në këtë kohë kur Kosova është e pavarura ne vazhdojmë të kujtojmë ata që kanë kontribuar për vendin duke vazhduar rrugëtimin e tyre që Kosova të jetë një shtet i zhvilluar demokratik  dhe Euroatlantik.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …