IV: Ahmet Qeriqi: Variante të Këngës së Çanakalasë

IV: Ahmet Qeriqi: Variante të Këngës së Çanakalasë

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Varianti uniform i Këngës së Çanakalasë nga turqishtja, i përkthyer dhe i reduktuar në gjashtë strofa

 

Kënga e Çanakalasë me variantet e saj po mbetet njëra ndër këngët, që janë kënduar në çdo periudhë  kohore prej vitit 1916 e deri tani, sidomos në Kosovë por edhe në trevat e tjera shqiptare.  Përmbajtja e kësaj kënge nuk madhëron pushtimin por i këndon mbrojtjes, vajton fatin e ushtarëve të rinj e të moshuar, pikëllimin e qindra mijëra familjeve, fatin tragjik të popujve, në rrugëtimet e sundimtarëve të tyre.

Ka edhe koka që nuk e kuptojnë këtë këngë, as realitetin faktik i cili ka ndodhur para 107 vitesh  apo edhe të tillë që e përbuzin, pikërisht për inat të stërgjyshërve të tyre, të kishin luftuar në Çanakala e jo në Frontin e Selanikut, ku në ballë ishin serbët e Pashiqit e të Crna Rukës  dhe të cilët kishin depërtuar atje pasi kishin pushtuar e shkretuar gjysmën e Shqipërisë. Të tillët apo bijtë e tyre kanë kënduar këngë Mashall Titos në kali të bardhë…

Kënga e Çanakalasë është këngë elegjiake me përmbajtje historike, e cila na kthen në kujtesë një tragjedi njerëzore dhe nuk lëndon asnjë njeri, asnjë komb apo fe. Është këngë tç cilën e ka prodhuar koha dhe nuk e zhbën dot antihistoria, sikur nuk i ka zhbërë këngët për  Luftën e Kosovës, për Skënderbeun, për Oso Kukën, Zenel Gjolekën e qindra të tjerë…

 

Në Çanakala u nisa

Prej Stambollit.

lumja nana ku po më qon

karshi dushmanit

vaj medet për të rijtë tanë.

 

Çanakala mrena

një bunar midis

mos ja pini ujin o vllazen

e kanë zeherlis

vaj medet për të rinjtë tanë.

 

Çanakala mrena

topi bubullon

aty ku bjer gjylja,  vlla

uji po gufon

vaj medet për të rinjtë.

 

 

Çanakala mrena

u vrava u varrova

Pak  pa më dal shpirti vlla

vorrin kërkova

vaj medet për të rinjtë.

 

 

Çanakala mrena

nisi me ra shi,

ah, në atë zaman të shpirtit o vlla

m’ mur malli për shpi

vaj medet për të rinjtë.

 

 

Dola prej Stambolli

me pa selamet

nanes edhe babës,vlla

ymri ju këput krejt

vaj medet,për të rinjtë.

 

 

N’Çanakkale mrena,

na mloj tymi i zi

Oh urdhni erdh pej mbretit vlla,

hygjym me singi

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakale mrena,

dola me ni skej

Oh tajaret po shkojnë përpjetë,  ( tajaret- ballonat)

çylhane tue djegë ( çylhane- fshatra)

Oh për t’rijt tonë aman!

Rapsodët popullorë, sidomos ata në Kosovë e kanë kënduar por edhe e kanë begatuar këtë variant, i cili përgjithësisht është krijim i këngëtarit turk,  duke i ndaj shtënë edhe vargje të tjera, ku spikatet qëndresa shqiptare.

Ja cilat vargje i gjejnë te kënga të cilën e këndon Rifat Berisha me grupin e këngëtarëve.

Çanakala mrena (brenda)

Lufta nuk po pranë,

Janë nizam shqiptarë oj nanë

Frontin nuk e lëshojnë,

mos më qaj moj nanë!

Mund të jetë që këtë variant e kanë kënduar këngëtarët  edhe më herët, por me kohë i kanë hequr vargjet, për shkaqe të qëndrimeve të ndryshme politike e ideologjike.

Strofat  e shtuara në variantin,  që e ka kënduar rapsodi i mirënjohur i Kosovës  Salih Krasniqi

N’Çanakkale mrena,

Na muloj tymi i zi

Urdhni erdh pej mbretit vlla,

Hygjym me singi

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakkale mrena,

Dola me ni skej

Oh ballanat po shkojnë përpjetë,

Çylhane tue djegë

Oh për t’rijt tonë aman!

 

Varianti të cilin e këndojnë Vëllezërit Sejdiu dhe përgjithësisht këngëtarët shqiptarë në Maqedoni.

 

 

Çanakala mrena

U nisa prej Stambolli

Mjera nana ku po të qoj

Karshi Dushmanit

Për ty kem me vdekë.

 

 

Çanakala mrena

Nji bunar n mjedis

Mos e pini ujin shokë,

e kanë zeherlisë

Vaj për ty kem me vdekë.

 

 

Çanakala mrena

Topi bubullon

Gjykja po i bjen detit

Deti po gjëmon

Haj për ty kem me vdekë.

 

 

Çanakala brenda

U vrava u varrova

Tre ditë pa m dalë shpirti

Varrin e kërkova

Për ty kem me vdekë.

 

 

Çanakala mrenda

Nisi me ra shi,

Munnë prag të vdekjes

M mur malli për ty

Vaj për ty kem me dekë.

 

Variant më i plotë  i këngës së kënduar nga rapsodi i mirënjohur i Kosovës  Salih Krasniqi

 

N’Çanakkale u nisa

Unë pej Stambollit

Oh lumja nana ku po m’qon

Karshi dushmanit

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakkale mrena

Topi bubullon

Aty ku po bjen gjylja,  vlla

Uji po gufon

Oh për t’rijt tonë medet.

 

 

N’Çanakkale mrena,

N’fusha t’mejdanit

Aty ishin kanë mbledhun, vlla,

trimat e xhihanit

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakkala mrena,

U vrava, u varrova

Tri ditë pa m’dalë shpirti vlla,

Vorrin e kërkova

Oh për t’rijt tonë medet.

 

 

N’Çanakkala mrena,

Na u ba terr e zi

Ah t’vramit e t’varruemit,

Nër çadër tuj shti

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakkala mrena,

Nisi me ra shi

Ah n’atë zavall t’shpirtit, vlla,

M’mur malli për shpi

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakkala mrena,

Ni bunar mjedis

Mos e pini ujtë oh vllazën,

E kanë zeherlisë

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

Dola pej Stambollit,

Me pa selamet

Nanës e babës tonë,

Ymri ju k’putë krejt

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakkale mrena,

Na mbloj tymi i zi

Urdhni erdh pej mbretit, vlla,

Hygjym me singi

Oh për t’rijt tonë aman.

 

 

N’Çanakkale mrena,

Dola me ni skrep

Oh tajaret po shkojnë përpjetë,

Çylhane  tue djegë

Oh për t’rijt tonë medet!

 

Kënga e Çanakalasë me variantet e saj po mbetet njëra ndër këngët, që janë kënduar në çdo periudhë  kohore prej vitit 1916 e deri tani, sidomos në Kosovë por edhe në trevat e tjera shqiptare.  Përmbajtja e kësaj kënge nuk madhëron pushtimin por i këndon mbrojtjes, vajton fatin e ushtarëve të rinj e të moshuar, pikëllimin e qindra mijëra familjeve, fatin tragjik të popujve, në rrugëtimet e sundimtarëve të tyre.

Ka edhe koka që nuk e kuptojnë këtë këngë, as realitetin faktik i cili ka ndodhur para 107 vitesh  apo edhe të tillë që e përbuzin, pikërisht për inat të stërgjyshërve të tyre, të kishin luftuar në Çanakala e jo në Frontin e Selanikut, ku në ballë ishin serbët e Pashiqit e të Crna Rukës  dhe të cilët kishin depërtuar atje pasi kishin pushtuar e shkretuar gjysmën e Shqipërisë. Të tillët apo bijtë e tyre kanë kënduar këngë Mashall Titos në kali të bardhë…

Kënga e Çanakalasë është këngë elegjiake me përmbajtje historike, e cila na kthen në kujtesë një tragjedi njerëzore dhe nuk lëndon asnjë njeri, asnjë komb apo fe. Është këngë tç cilën e ka prodhuar koha dhe nuk e zhbën dot antihistoria, sikur nuk i ka zhbërë këngët për  Luftën e Kosovës, për Skënderbeun, për Oso Kukën, Zenel Gjolekën e qindra të tjerë…

Shqiptarët nuk kanë marrë pjesë vetëm në luftën e Çanakalasë por kanë ndihmuar edhe shumë popuj të tjerë për çlirim dhe kundër robërisë, ashtu si në kohën e Mehmed Ali Pashë Misirit kundër ushtrisë pushtuese të Napoleon Banapartës, kanë luftuar në Greqi në vitin 1832 kundër bandave greke që vrisnin fëmijë e gra ua këputin gjymtyrët, dhe i dërgonin në Stamboll. Kanë marrë dhe kanë derdhur gjakun rrëke në çlirimin e Greqisë, e cila pastaj i ka asimiluar në tërësi. Kanë marrë pjesë në luftën e Spanjës kundër diktatorit  fashist, Françisko Franko, kanë marrë pjesë në luftën atdhetare çlirimtare të Kroacisë, të Bosnjës e Hercegovinës, kanë marrë pjesë  në luftës edhe kundër diktatorit fashist, alavit,  Bashar Al Asadd, i cila ka vrarë rreth 1 milionë sirianë dhe 10 milionë të tjerë ka degdisur  nëpër botë… Nuk po shkruaj për ata që iu kanë bashkuar ISIS-it në mesin e pjesëtarëve të 60 kombeve të botës, shumë prej tyre shtetas amerikanë, anglezë, francezë e të tjerë… Se kanë bërë mirë apo keq, do të gjykojë e ardhmja, por lufta e qëndresa shekullore nuk mund të mohohet me gjuhën e fakteve… Mund të injorohet të shahet e të fyhet nga ata që disponojnë një “kulturë” të tillë.

Përpunuar  e zgjeruar në prill 2022.

Ahmet Qeriqi.

 

Literatura:

 

  1. https://en.wikipedia.org/wiki/Gallipoli_campaign.
  2. Mehmet Nijazi Ozdemir: Lufta e Çanakalasë.
  3. Komandanti suprem i forcave aleate: gjenerali Xhon Hamilton.
  4. Komandanti i ushtrisë së pestë osmane: mareshali Liman von Sanders.
  5. Komandanti anglez, historiani Hamilton i cili kishte marrë pjesë në luftën e Çanakalasë.
  6. RKL: Leon Trocki, një personalitet jo sa duhet i njohur për shqiptarët, 5. 1. 2016.
  7. 7   05/01/2016 https://www.fishmedia.info.
  8. Fragment nga fjala e Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919
  9. Tekste këngësh të kënduara nga Salih Krasniqi, Rifat Berisha dhe vëllezërit Sejdiu.

     10, https://www.youtube.com/watch?v=dPj6fjucZ4E&ab_channel=TVSharri

  1. (ELBASAN (AA) – MALIK HASA/FATJON CUKA)
  2. Roza Eshkenazi: Katinaqi mu zasena, varianti grek i Këngës së Çanakalasë.
  3. Këngë sanxhakase e boshnjake për Qanakalanë.

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …