I. Ahmet Qeriqi: E vërteta historike e pjesëmarrjes së shqiptarëve në Luftën e Çanakalasë, në vitin 1915

I. Ahmet Qeriqi: E vërteta historike e pjesëmarrjes së shqiptarëve në Luftën e Çanakalasë, në vitin 1915

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Kënga e Çanakalasë këndohet edhe sot në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare. Në esencë është një këngë turke, po ashtu me melodi turke, por që është përkthyer në disa gjuhë të popujve të Ballkanit. Këndohet edhe greqisht, madje është kënduar nga këngëtarja më e njohur greke e të gjitha kohëve, Roza Eshkenazi, pastaj është kënduar dhe këndohet edhe në Bullgari e Maqedoni, dhe këndohet kudo në vendet e Turqisë. Është kënduar dhe këndohet edhe në trojet shqiptare, veçmas në Kosovë, në Sanxhak, Bosnje  dhe në Maqedoni. Është një elegji, ku i këndohet një tragjedie njerëzore, pasi për pak më shumë se dy muaj ishin vrarë rreth 400 mijë pjesëtarë të forcave ndërluftuesese, në kohë kur bota kishte pasur shtatë herë më pak banorë.

Lufta e Çanakalasë, ishte njëra prej tragjedive më të mëdha njerëzore, të cilat nuk i kanë kursyer dhe nuk i kursejnë popujt e kombet, jo për fajin e tyre, por të krerëve të tyre, jo për fitoret e tyre por për  fitoret e humbjet e krerëve  të tyre,  të cilët kërkojnë nga popujt të bëhen kurban për qëllime e tyre, të cilësuara si  “të larta”. Dhe ato qëllime ndeshen e përgjaken, duke mbrojtur secili të vërtetën e vet të drejtën e vet, për Zotin, fenë dhe atdheun e vet.

Por Çanakalaja nuk ishte vetëm një tragjedi më shumë në kujtesën njerëzore, ajo ishte diçka më tepër, ishte lufta për jetë e vdekje e dy botëve, e cila kishte filluar me kryqëzatat në shekullin XI dhe kishte marrë fund në gjysmën e parë të shekullit 20. Tetë shekuj luftë, gjak, pushtime, rënie e ngritje, ngritje e rënie. Tetë shekuj miliona krerë njerëzish të vrarë, të gjymtuar, të katandisur e të tretur. Tetë shekuj gjak, mjerim, tragjedi familjare e kolektive të dhjetëra popujve, sundimtarët e të cilëve luftonin për dominim, sundim, çlirim dhe nuk po arrinin të qetësoheshin, sepse gjaku ua  kishte errësuar arsyet njerëzore, sepse sapo pushonte njëri e fillonte tjetri.

Në luftën e Çanakalasë kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë pothuajse nga të gjitha viset etnike, sepse në vitin 1915, edhe pse  tri vjet më parë ishte shpallur Shteti i pavarur shqiptar, nuk ishte vendosur kufiri, ndërsa forcat ushtarake të Perandorisë Osmane ishin kudo në katër vilajetet shqiptare, në luftë për t’u përballur me  Aleancën e krishterë sllave dhe evropiane, e cila po korrte dhe nuk bënte dallim mes shqiptarëve, turqve, boshnjakëve myslimanë, hebrenjve dhe të gjithë jo-krishterëve.

Është e vërtetë se ka pasur shqiptarë të besimit islam që  ishin mobilizuar për të shkuar dhe për ta mbrojtur Turqinë, të cilën ende e konsideronin shtet të tyre, por kishte shumë më tepër të tjerë, të cilët  ishin dyndur  dhunshëm për në Turqi,  që në fillim të Luftërave Ballkanike kur kishte filluar rrebeshi i ushtrive sllave, ruse, bullgare, serbe, në luftë për ta zhbërë Turqinë dhe gjithçka që konsideronin turke, në radhë të parë duke u mbështetur mbi baza fetare. Gjatë ikjes drejt Turqisë ishin vrarë qindra mijëra, turq, shqiptarë, boshnjakë,  sanxhaklinj, hebrenj e të tjerë.

 …

Fushata ushtarake e Galipolit, e njohur edhe si fushata e Dardaneleve, Beteja e Galipolit ose Beteja e Çanakkales (turqisht: Çanakkale Savaşı), ishte një fushatë e Luftës së Parë Botërore që u zhvillua në gadishullin, Gelibolu në Turqi, nga 17 Shkurt  i vitit 1915 – deri më  9 Janar 1916.

Fuqitë e Antantës, Britania, Franca dhe Rusia, u përpoqën të dobësojnë Perandorinë Osmane, njëra prej Fuqive Qendrore, duke marrë nën kontroll ngushticat që siguruan një rrugë furnizimi për në Rusi. Sulmi i aleatëve në kalatë osmane në hyrjen e Dardaneleve në shkurt 1915 dështoi dhe u pasua nga një ulje amfibe në gadishullin Gallipoli,  në prill 1915 për të kapur kryeqytetin osman të Stambollit, ish-Kostandinopojë. Në Janar  të vitit 1916, pas luftimeve tetë muajsh, me afro 250,000 viktima nga secila anë, fushata tokësore u braktis dhe u tërhoq forca e pushtimit.

Ishte një humbje e kushtueshme për Aleatët dhe sponsorët, veçanërisht i Lordit  të Parë i Admiralit (1911-1915), Winston Churchill. Fushata u vlerësua si një fitore e madhe Osmane. Në Turqi, vlerësohet si një moment përcaktues në historinë e shtetit, një ngritje përfundimtare në mbrojtjen e atdheut ndërsa Perandoria Osmane kishte rënë. Lufta formoi bazën për Luftën Turke të Pavarësisë dhe shpalljen e Republikës së Turqisë tetë vjet më vonë, me Mustafë Kemal Atatürkun, i cili u ngrit si komandanti më i spikatur  në Gallipoli, dhe  si themelues dhe Kryetari i parë i Turqisë pas perandorake.( https://en.wikipedia.org/wiki/Gallipoli_campaign).

Në një luftë të tillë të pothuajse tërë botës për ta zhbërë je vetë Perandorinë Osmane por edhe popujt e saj kanë marrë pjesë aleancat më të mëdha  ushtarake të kohës: Rusia, Anglia, Amerika, Franca, madje edhe Australia e largët, Oqeania e veçmas sllavët e vendeve ballkanike, serbët, bullgarët, moldavët, grekët e shumë të tjerë. Lufta ishte me karakter botëror dhe nuk kishte vijë kufiri deri ku duhej ndalur, por ishte luftë për ta zhbërë një popull të tërë, një perandori, e cila ishte shthurur nga brenda dhe tagrin e asaj shthurjeje, por e lanin me gjak popujt, e sidomos shqiptarët,  të cilët Evropa në vazhdimësi i ka trajtuar dhe i trajton edhe sot si mbetje turke, vetëm sepse ata nuk hoqën dorë nga identiteti i tyre fetar, sikur bënë magjarët, serbët, bullgarët e shumë nga grekët, pasi ishin çliruar nga Perandoria Osmane me ndihmën e Rusisë e të Anglisë.

Beteja e Çanakalasë, aty ku thuhet se  u vranë 25 mijë shqiptarë, është sjellë  përmes këtyre fotove. Fotografi turk, Kamil Bitis ka shkruar: “Qytete nga trojet shqiptare që morën pjesë në luftën e Çanakalasë. Shqiptarët kanë derdhur shumë gjak për Perandorinë Osmane dhe Turqinë”. Babai i Turqisë moderne, Mustafë Kemajl Ataturku, e komandonte Divizionin e 19 të redifëve shqiptarë, që ishin me shumicë nga trojet shqiptare si nga: Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Vlora, Elbasani etj. Ku e kalonte numrin prej 25.000 ushtarëve vullnetarë. (https://www.fishmedia.info)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në Prelloc afër Polacit në Drenicë sot është bërë varrimi i 34 dëshmorëve të rënë gjashtë ditë më parë, në Gorozhup të Hasit. (E diel 20 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në Prelloc afër Polacit në Drenicë sot është bërë varrimi i 34 dëshmorëve të rënë gjashtë ditë më parë, në Gorozhup të Hasit. (E diel 20 dhjetor, 1998)

Që në më mëngjes është konfirmuar lajmi se sot në Polac të Skënderajt do të …