Vjosa Osmani: Në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm FSK-ja që nuk lejohet të shkojë në veri, por jo edhe Policia e Kosovës

Gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, kryetarja Vjosa Osmani ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe jo edhe Policia e Kosovës. Ajo tha se si presidente insiston që bashkëpunimi me aleatët e Kosovës duhet të vazhdojë për gjithë territorin e Kosovës. Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm FSK-ja. Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vet kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada. Dje e festuam dhe shënuam përvjetorin e Policisë së Kosovës dhe që është forca më profesionale dhe shumë etnike. Si parim i koordinimit, si presidente insistojë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë jo vetëm për veriun, pasi kemi jugë, lindje e perëndim. Duhet të punojmë me aleatët tanë për secilin centimetër të territorit për gjithë rajonin…”, ka thënë, zonja Vjosa  Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …