Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje edhe ku jetonte, në moshën 78 vjeqare ndërroi jetë njëri ndër mushtishtasit më të respektuar dhe më të dashur për të gjithë ne, ALI JAKUPI.
“Shqiptaro-amerikani mushtishtas i UÇK-së!
Baca Ali ishte ushtari që ka mbjellur respektin më të thellë në zemrat e ushtarëve të “Atlantikut”. Dashuria e tij për tokat shqiptare ishte e madhe deri në kufijtë e infinitit. Ishe kjo dashuri e tij për atdheun dhe lirinë që e motivonte të rrinte deri në katër orë pa lëvizur me pushkën M-48 derisa fuste në shënjestër ata që kishin ardhur të shkelnin me çizmën okupatore tokën dhe trupat e shqiptarëve. “BAM”-i i ushtimës së M-48-shit të tij palonte për tokë pushtuesin që e fuste në thumb Ali Jakupi dhe ne na bënte të kërrcenim përpjetë sepse gati e kishim harruar që ai ishte pozicionuar për orë të tëra si një snajperist special.
Kurrë nuk do ta harrojmë shkëlqimin në sytë e tij në vijën e frontit dhe buzëqeshjen e sinqertë njerëzore tek na thoshte: “Djema, tanë jetën kom andrrue me ardhë dita me mbajtë pushkën për lirinë e shqiptarëve. Nuk ka gja ma të bukur se me ofrue jetën për me e pa Shqypninë të lirë.”
Baca Ali ishte, është dhe do të jetë inspirimi dhe dinjiteti i Batalionit “Atlantiku”! Respekti ynë për këtë luftëtar fjalëpak por efektiv si gjahtari më i mirë në botë do të jetë i përgjithmonshëm. Baca Ali jemi me fat që ishim bashkëluftëtar tutë dhe faleminderit që ishim me ty!”
Marrë nga Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së.