Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtorët, vizituan bodrumin familjar të verës “AGRO ALF” në Rahovec, ku u mirëpritën nga Qemajl Shulina me të birin, bashkëveprimtarin e hershëm, ish-luftëtarin e lirisë, Florim Shulinën. Florimi i takon një familjeje me traditë të begatshme të punës e cila jeton mirë nga djersa e ballit, e nga veprimtaria që kryhet këtu, u mundësohet të jetojnë me nderë edhe disa familje të tjera. Duke vizituar mjediset e kësaj kantine, patën rastin nga afër të shohin edhe ndërtimin e bodrumit të ri të verërave, i cili do të shërbejë për zgjerimin e mundësive në prodhim, investime të reja në modernizim dhe hapësirë më të mira për depozitimin e produkteve finale. Me theks të veçantë, bashkëbiseduan edhe për gjendjen momentale, kapacitetet ekzistuese dhe zgjerimin e tyre, afarizmin që bëjnë, po ashtu edhe për shqetësimet dhe pengesat që po ballafaqohen, si dhe për nevojat dhe kërkesat që i kanë si prodhues familjarë të verërave dhe të rakisë së rrushit. Kryetari Latifi tha se, e themi me zë dhe jemi të bindur se prodhuesit janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik. Përherë ndihemi mirë kur jemi bashkë në mjediset e bodrumit familjar të verërave “AGRO ALF”. Ju lumtë Florim Shulina për kontributin dhe punën e mirë që po e bëni! Mbarësi dhe suksese! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.