Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me ambasadorin, Luigji Soreca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me ambasadorin, Luigji Soreca

Kryeministri Edi Rama është takuar me Ambasadorin Luigi Soreca, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Përmes rrjeteve sociale, Bashkimi Europian ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar. Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte mbështetja e familjes Europiane për integrimin e vendit tonë në BE, dhe po ashtu është diskutuar dhe mbi punën përgatitore mbi përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Ambasadori Luigji Soreca u takua  me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë  në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri”, bënë të ditur zyra e shtypit e BE. “Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …