Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se çështje për diskutim aktual është pse u ftua kryetarja, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s dhe jo kryeministri, Albin Kurti, pasi ky takim ishte për procesin e Dialogut dhe procesin e shtendosjes të situatës në veri të Kosovës, çështje që i takojnë Qeverisë. Masat dhe vendimet për shtendosje në veri të Kosovës nuk i takojnë presidencës i takojnë Qeverisë sepse ato janë masa ekzekutive. Për mua kjo është çështje për t’u diskutuar. Ymeri ka komentuar edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, lidhur me kërkesën që FSK-ja dhe Policia e Kosovës duhet t’i bëjnë KFOR-it, para se të shkojnë në veri. Visar Ymeri konsideron se nëse forcat e KFOR-it do të jenë vendimmarrës ose bashkë-vendimmarrës për këtë çështje, atëherë i bie që Qeveria e Kosovës, komanda e Policisë, nuk mund të marrin vendim pa miratim, për operacionet policore, ka thënë Visar Ymeri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …