Zyrtarët komunalë serbë po trajnohen në poligone ushtarake në pjesën veriore të Kosovës, nën përkujdesin e instruktorëve të ardhur nga Beogradi. Sipas Vetëvendosjes, e cila ka publikuar disa materiale fotografike, në veri të Kosovës po organizohen stërvitje ushtarake. Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka quajtur skandal një gjë të tillë, sidomos për faktin që Qeveria e Kosovës nuk po merret me kërcënime të tilla. Ai ka thënë se kryetari i komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq që mban në të njëjtën kohë edhe postin e kryetarit të komunës paralele të Vitisë, shihet në një fotografi teksa stërvitet me armë. Ky zyrtar që paguhet edhe me paratë e buxhetit të Kosovës merr pjesë në stërvitje të armatosura, nën kujdesin e instruktorëve të Beogradit që mbajnë në uniformat e tyre logon e Serbisë. “Institucionet tona nuk po bëjnë asgjë lidhur me këtë. Serbia pra paska poligone të ushtrimeve të armatosura në Kosovë. Do të duhej me të vërtetë të ishte lajmi i ditës. Merre me mend, po të shiheshin grupe të armatosura të shqiptarëve, të cilët kanë ndërtuar poligone ku do të ushtrojnë me armë zjarri. Do të reagonte Brukseli dhe BE derisa të kapeshin. Por një gjë e tillë nuk ndodhë për strukturat e paligjshme të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Konjufca. Deputeti i Vetëvendosjes, poashtu, ka përmendur rastin e fundit kur ekstremistët serbë kanë rrahur për vdekje dëshmitarin kryesor në rastin e vrasjes së policit, Enver Zymberaj. Sipas tij, kur është fjala për dëshmitarë të mbrojtur, EULEX-i dhe institucionet e Kosovës nuk japin llogari edhe në rast se ata përfundojnë në spital.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …