Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030. Ky është lajm fantastik mbasi këto lojëra Mesdhetare do të jenë ngjarje e madhe sportive për krejt Kosovën. Për zhvillimin e ngjarjeve sportive të 24 disiplinave garuese, do t’i përdorim terrenet e sallat sportive edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, e Mitrovicë. Kurse me zhvillimin e garave detare në qytetin e Durrësit, nëpërmjet një partneriteti tejkufitar mes shteteve, që po ashtu do të dëshmohet për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, do t’i shndërrojmë ato në një festë të madhe sportive për krejt kombin tonë. Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv dhe jo vetëm për mbarë kombin shqiptar”, u shpreh Rama ndër të tjera. Kreu i Prishtinës u zotua se do të bashkëpuojë me gjithë akterët për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme sipas standardeve evropiane për zhvillimin e këtyre lojrave.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …