Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’, dega në Deçan, përmes një komunikate i ka kërkuar sërish Qeverisë për të ndërhyrë në kontestin pronësor mes komunës së Deçanit dhe Manastirit për çështjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Kjo shoqatë tërheq vërejtjen se pasojat e radikalizmit të aktiviteteve do t’i bartë vetë tradhtarja e popullit Arta Rama-Hajziri, e cila se kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, ka legalizuar vendimet e kohës se Millosheviqit. “Kryesia e LHK ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, thekson se gjykatëset e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajriz, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani, nuk janë gjë tjetër vetëm mbeturina të regjimit të Millosheviçit dhe nuk janë gjë tjetër ma shumë se sa tradhtare të popullit, gjykatëse pro serbe dhe në gjenet e tyre nuk ka gjak shqiptari, pasi që të tria bashkë kanë legalizuar vendimet e kohës se Millosheviçit duke vendosur për t’i falur prona publike Manastirit të Deçanit”, thuhet në njoftim. Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’, ka përkujtuar se ishin pikërisht prijësit e Manastirit të Deçanit, ata të cilët në kohën kur populli i Deçanit, bënte luftë për çlirim nga okupimi serb gjatë vitit 1998-1999, në mesha të organizuar vetëm për paramilitare serb, kanë tymosur dhe lagur me ujë qindra paramilitarë serb, duke i bekuar e urdhëruar për të kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Deçanit por edhe me gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …