Flet Dr. Vladimir Mici: Ja dritë hijet e Shpiragut

Çfarë po ndodh për naftën në Shpirag dhe diskutimi aktual mbi të?

 I vetmi që nuk është ndjerë deri tani, është AKBN (Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore), si  e ngarkuar me ndjekjen dhe raportimet shtetërore.

-Vetë kompania ‘Shell’ nuk ka bërë raportime të tilla pasi ata, janë shumë të kujdesshëm dhe teknikisht korrektë.

– Ёshtë e drejtë e kujtdo, qoftë ky edhe Kryeministër, të ëndërojë, madje edhe të dëshirojë dhe besojë që në Shpirag të ketë një grumbullim nafte gjigande dhe me një naftë cilësore me 37 gradë.

 Pra  qeveria, pa asnjë ide, jep idenë se çdo të ndodhë nëse kjo ngjarje do të ndodhë që të mbulojë vjedhjen, që iu është bërë pensionistëve.

– Asnjë gjeolog nuk firmos për rezerva  gjeologjike 47 milion ton edhe sikur norma e shfrytëzimit të rezervave të jetë 30%.

-Kjo sasi nuk është normale për një vendburim kaq të komplikuar

 

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

 

Në Shqipëri kompania shumëkombëshe Shell, ka mbyllur fazën e kërkimeve në vendburimin e Shpiragut, dhe pritet që në muajin tetor të nisë testin final nga rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Kjo u bë e ditur para disa javësh nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit cilësia e naftës së zbuluar është e niveleve më të larta. Zoti Rama tha se nëse gjithshka do të shkojë pozitivisht atëherë ky zbulim mund të ketë sipas tij një ndikim historik në zhvillimin ekonomik, por dhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë. Si qëndron e vërteta?

 

-Z. Mici. Pas deklaratës së z. Rama mbi naftën në Shpirag ka shumë hamendësira. Sipas jush cila është e vërteta?

Pas deklaratës së Kryeministrit dhe më vonë edhe të Zëvendës Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, komentet dhe opinionet kanë qënë të ndara. Ata që kanë mbështetur qeverinë, vijojnë ta vlerësojnë se mrekullia do të ndodhë. Një pjesë tjetër, kryesisht specialistë naftëtarë, japin një qasje tjetër që, në këtë fazë të punimeve për vërtetimin e naftëgazmbajtjes, nuk do të ketë shpejt një ushqim me “lugë të florinjtë”ose “se do të zhduket fukarallëku”, shumë shpejt.  Për specialistët naftëtarë, ka ende shumë pasiguri deri në vërtetimin e sasive industriale të shfrytëzueshme të naftës apo gazit në Shpirag. Për ta, deklarata e qeveritarëve, në këtë moment është e shpejtuar. I vetmi që nuk është ndjerë deri tani,është AKBN (Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore), si e ngarkuar me ndjekjen dhe raportimet shtetërore. Vetë kompania Shell nuk ka bërë raportime të tilla. Ata, janë shumë të kujdesshëm dhe teknikisht korrektë.

Le t’i rikthehemi diskutimit dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh me naftën në Shpirag!

Ёshtë e drejtë e kujtdo, qoftë ky edhe Kryeministër, të ëndërojë, madje edhe të dëshirojë dhe besojë që në Shpirag të ketë një grumbullim nafte gjigand dhe me një naftë cilësore me 37 gradë API, që nënkupton nafta brut me cilësi të lartë dhe për pasojë me çmim më të lartë. E drejtë është edhe ta promovojë një gjë të tillë kur të drejtën për zbatimin, ndjekjen dhe monitorimin e kësaj kontrate me ndarje prodhimi e ka po ajo. Ёshtë hera e parë që kompanitë që kërkojnë naftë në Shqipëri kanë hyrë në fazën e vlerësimit, një hap më përpara se kompania të marrë vendimin nëse ajo do të hyjë në fazën e zhvillimit dhe më pas prodhimit nga vendburimi. Këtu ka disa anomali përsa i përket afateve dhe kjo, është arsyeja pse kompania dhe AKBN nuk përgjigjen.

-Cilat janë ato anomali?

Në një shkrim të bërë në gazetën ‘Telegraf’, kam kërkuar që kompania apo qeveria, të bëjë publike periudhën e vlerësimit të vendburimit, nëse kompania ka hyrë në fazën e vlerësimit. Përgjigja e disa ditëve më vonë, ishte se kompania, do të përgjigjet në fund të muajit mars 2023. Sigurisht që kompania ishte me vonesë që atëhere dhe qeveria jepte herë pas here në korrik se kompania është pranë dhënies së sihariqit për shqiptarët dhe për çudi nga kryeqeveritari na jepet shtyrje afati deri në fund të vitit. Kryeministri, ka detyrimin ligjor të ndjekë zbatimin e afateve të kontratave dhe penaliteteve për moszbatimin e afateve, sepse dikush duhet të paguajë për shtyrjen e tyre. I takon qeverisë të deklarojë afatet, fondet dhe sasinë e punimeve për këtë fazë duke caktuar qartë dhe saktë, numrin e puseve të vlerësimit, që duhet të shpoheshin në këtë fazë, duke evidentuar edhe faktin se si janë realizuar ato. Për vonesat ka penalitete.

Në komunikimet qeveritare ka disa probleme që“kërcasin” dhe që kanë të bëjnë me planet e saj, të cilat nuk duhen bërë publike, e që as më shumë dhe as më pak, kanë të bëjnë me investimet dhe planet e shfrytëzimit të vendburimit, nëse është i tillë. Sigurisht bërja e një plani të tillë, apo skenarëve (sepse përgatiten disa skenarë që rëndom i quajmë skenari bazë, skenari optimist dhe skenari pesimist), përfliten dhe hidhen alternativa investimi dhe prodhimi, duke dhënë edhe probabilitetin kryesor të ndodhisë së skenarëve. Kjo, çfarë nxjerr në fakt, pas gjithë këtyre skenarëve:

1-    Sa para do të marrë firma, sa para do të marrë shteti ose me saktë raporti total midis sasisë që merr qeveria dhe sasisë që merr kompania. Sigursht janë skenarë por në momentin që hidhen në letër dhe miratohen, kompania është e detyruar që nën efektin e çdo skenari të ndjekur të reflektojë ndarjen.

2-    Ndarja qeveritare, po e quaj të tillë edhe pse kryeministri tha se duke qënë shumë para nuk mund të jetë pjesë e buxhetit, por do të krijohet Fondi Sovran, (që do të fshijë Shqipërinë nga vëndet e varfëra)(Pak më poshtë do të flasim edhe për të). Mos bërja publike e pjesës qëi takon Shqipërisë, bie ndesh me kushtetutën dhe unë po e konsideroj tani sa s’ka një deklarim nga kompania njënonsens për të mosthënë ndonjë shprehje tjetër. Por nëqoftëse kompania do të bëjë publike hyrjen në fazën e shfrytëzimit të vendburimit, një deklarim i tillë konsiderohet shkelje e kushtetutës sepse Kryeministri, ka detyrimin për ti treguar  popullit se sa nga kjo pasuri publike, naftë e nxjerrëshme, do shkojë për të me një marzh gabimi jo më shume se 1-2%.

 -Deklarimi i dytë i Kryeminstrit dhe që ka shkaktuar furtunë në specialistët e gjeologjisë së naftës dhe atyre të prodhimit është fakti se Kryeminstri ka deklaruar se të ardhurat janë aq të mëdha sa që këto fonde nuk duhet të lidhen me buxhetin sepse nuk mund të administrohen në këtë metodikë dhe se duhet të krijohet një Fond Sovran,i cili do të ketë ndikime në jetën e qytetareve nga kjo pasuri. A është e vërtetë?

E përkthyer kjo nënkupton se pesha e saj në buxhet është aq e madhe sa vë në rrezik sistemin tatimor dhe duhet një qasje tjetër nga kjo. Pra këto para nuk do të jenë pjese e buxhetit por një fond i cili do të investohet njësoj si fondet e pensioneve private, për të blerë letra me vlerë që sjellin dividend apo interes dhe qëshqiptarët, do të marrin këtë përfitim vit pas viti dhe që do ti shtohet fondit të pensioneve apo pasigurive të tjera të jetesës, siç mund të jenë banesat, të drejtat e studimit apo investime të tjera me kontribut rritjen e mirëqenies. Ideja nuk është absulutisht e keqe përkundrazi është mjaft e mirë. Por  ka disa probleme që dalin. Së pari në fushën e pensioneve. Këtë pesëvjeçar deri të paktën në vitin 2030 numri i popullsisë që del në pension është më i madhi  që kërcënon aktualisht vetë skemën e kontributeve. Sot  mbi  6 miliard   lekënga buxheti shkojnë për të përballuar barrën e pambuluar të pensioneve që tejkalon shifrën e 10 miliard lekëve(total). Kuptohet që në një situatë të tillë edhe rritja e pensioneve është mjaft  e vështirë, ndaji vetmi input i mundshëm është inputi i një burimi tjetër që  me shumë mundësi nuk mund të prodhojë  shifra të tilla. Pra ky Fond Sovran, më shumëdo të shkojë për të mbuluar interesat dhe mos balancat që shteti paguan aktualisht dhe do të paguajë në të ardhmen. Pra dështimi me skemën aktuale, ku për fat të keq pensionistët që kanë kontribuar në skemë marrin më pak se sa djersa e derdhur e tyre, për vite të tëra, tregon se qeveria vijon të vjedhë pa skrupull pensionistët. Kjo ka një përjashtim tëvetëm,se këtë nuk prek por përfiton jo  vetëm Kryeministri por edhe të zgjedhurit  dhe qeveritarët deri edhe  Drejtorët e drejtorive  të ministrive  do të marrin  një pension sa një rrogë mbi mesataren, ditën që dalin në pension ndonëse kontributi është  me diferenca janë jo kaq të mëdha.Pra  qeveria, pa asnjë ide, jep idenë se çdo të ndodhë nëse kjo ngjarje do të ndodhë që të mbulojë vjedhjen që iu është bërë pensionistëve. Një pyetje del nga këto deklarime, sepse nuk i kemi hyrë ende faktit se sa dhe se si do të gjenerohen këto para, duke i marrë si të mirëqëna, pasi të ardhurat që do të gjenerohen janë aktualisht pjesë e skemës tatimore. Pra edhe renta minerare edhe tatim fitimi. Për më tepër, renta minerare ndahet midis pushtetit lokal dhe atij qëndror.

-Pra nga sa thatë më lart cila pjesë do të shkojë nëFondin Sovran?

 Kjo, do të jetë përsëri biznes, sepse  qeverisë i pëlqen llokma më e madhe (sa është e tërë llokma e sqarojmë më poshtë). Ajo që do ta pësojë është pushteti lokal dhe është normale, sepse të ardhurat kryesore  vijnë nga renta dhe jo nga fitimi.

Përse?

Për të gjithë ata që nuk i njohin bazat e këtyre kontratave të marrëveshjeve; marrëveshja, është një marrëveshje ku  ndarja nuk bëhet në lekë, por në lloj. Pra, nëqoftëse nxirret 100 ton naftë, renta është e para që merret dhe llogaritet 10% e sasisë së prodhuar. Pra 10 ton i merr qeveria. Pjesa tjetër e naftës ngelet për biznesin. Nga ky 90 tonësh kompania mbulon investimet dhe kostot operative dhe merr fitimin nëse të gjitha kostot janë nën 90 ton. Ta zemë se kostot janë 80 ton. Pra fitimi del 10 ton naftë. Sipas ligjit shqiptar tatimi është 50%. Kështu qeveria merr edhe 50% të 10 tonëve dhe marrja qeveritare shkon 10+5 =15 ton.  Faktori R është faktori që llogaritet si raport i të ardhurave me shpenzimet dhe kur faktori i kërkuar të jetë 1.2 qeveria duhet të marrë edhe 1%. Në rastin konkret raporti është për thjeshtësi (sepse ky raport bëhet në vlerë dhe jemi ende në lloj, por supozojmë se s’ka ndryshime në çmim gjatë kësaj periudhe) 90/80= 1.125, që do të thotë se nuk ka përfitime nga kjo kontratë pra ndarja e përgjithshme ngelet 15 ton qeveria dhe 85 ton kompania.

Lëvizja e çmimeve dhe mënyra e  ndarjes sofistikohen nga luatja dhe mekanizmat e matjes dhe dorëzimit. Në parim për çdo ton naftë të nxjerrë, qeverisë i takon 15% dhe firmës 85% dhe vlerësohen me çmimin e asaj dite. Komplikimet e tjera ndodhin me gazin dhe naftën e prodhuar nga kompania dhe e përdorur nga ajo vetë, me përdorimin e kryqëzimeve, që ndodhin në procesin e shitjeve apo pikat e matjes së prodhimit për të përcaktuar ndarjet. Nga ana tjetër, prodhimi është dinamik pra ndryshon nga faktorë objektiv natyror, forcë madhore, por edhe ligjore (shkelje të rregullave mjedisore, teknike të përpunimitdhe tregëtare (që lidhen me konjukturën  e tregut). Ndarja në lloj siguron që të eleminohet efekti i çmimeve, por që siguron që programi i këtij apo atij skenari të sigurojë përqindjen e duhur nga shfrytëzimi i vendburimit.

Po përse janë jo optimistë specialistët e gjeologjisë së naftës apo edhe inxhinierët e prodhimit?

Normalisht, ata e dinë përse ndodhi ky zbulim dhe pse iu atribua kompanisë Shell. Ata e kanë ditur zbulimin zyrtar të naftë mbajtjes së strukturës që në vitet 80-90 mbi bazën e kërkimeve që janë bërë në zonë, e cila sipas studimeve të atëhershme quhej zona kërkimore e Sqepurit. Ishte objekt kërkimi dhe që ata nuk mundën ta realizojnë për shkak se sonda e instaluar aty nuk mund të shponte edhe 40 metra të tjerë. Nëse do ishte në pushtet sistemi i mëparshëm, ky vendburim, nëse do e quaj të tillë, do ishte në prodhim sot. Argumenti im është se ai sistem, e kishte naftën si burimin kryesor dhe lokomotivë të ekonomisë. A mund ta shponin ata pusin. Po! Por sonda aktuale e tyre më e thella ishte e angazhuar në shpimin e një pusi tjetër të thellë në Dumre dhe ishte vetëm çështje kohe.

A kanë meritë ata gjeolog?

Po! Sepse për çudi, profilet e firmës dhe të tyre kanë përputhje të madhe. Pra të dy palët edhe kompania edhe kërkimi gjeologjik shqiptar kanë të drejtë,veçse në këtë rast, mbyllja e Institutit të naftës i ka lënë vënd çoroditjes politike dhe pabesueshmërisë nga ana e gjeologjisë, sepse asnjë specialist i tillë, nuk ka marrë përsipër vërtetimin e thënieve të kryeministrit, sepse ai duhet të flasë me këshilltarët e tij ekspertë dhe figura të nderuara të gjeologjisë. Kjo u tingëllon më shumë si ditiramb politik, kur ndërkohë që pasuria publike s’është e tillë. Një element tjetër është edhe fakti se kjo prani nafte është bërë publike që në vitin 2001. Pra për ta, ky është një problem tjetër  që qeveria ka dhe që synon ta largojë me suksese imagjinare të hedhura në publik.

Sigurisht përtej ka edhe gjëra të tjera që çudisin mjaft gjeologë, siç është madhësia e rezervuarit naftë mbajtës, kati naftë mbajtës, aftësia naftë mbajtëse e rezervuarit dhe së fundmi edhe investimet e kërkuara 6 miliardë $ (sipas  Stavri Dhimës). Nëse ndalojmë tek kjo shifër, kjo nënkupton se për të zhvilluar këtë vendburim duhen edhe 6 miliardë $, të cilat duhet t’i shtohen edhe investimet e bëra në kërkim dhe vlerësim deri tani që duke u nisur nga praktika ndërkombëtare zenë 25-30% të investimeve të zhvillimit dhe vënies në operim të vendburimit. Pra flasim për një  nivel total investimi rreth 7.5 miliard $, të cilat duhet të mbulohen nga nafta e nxjershme nga nëntoka, (duke marrë me përafërsi 1Ton=6 barel) çmimi i një toni nafte 600$ duke futur edhe rritjen e çmimeve të mundshme, duhen, pa kosto prodhimi,13.9 milion tonë rezerva të nxjerrshme. Asnjë gjeolog nuk firmos për rezerva  gjeologjike 47 milion ton edhe sikur norma e shfrytëzimit të rezervave të jetë 30%. Kjo sasi nuk është normale për një vendburim kaq të komplikuar. Normalisht për përcaktimin e sasisë ne duhet te nisemi nga fakti tjetër krahasues. Ai i shpenzimeve të kërkimit, të cilat zenë rreth 25% të sasisë së investimeve të përgjithshme në një vendburim dhe që i përgjigjet praktikës ndërkombëtare. Sipas raportit të Grupit të punës së MIE dhe AKBN deri në fund të vitit 2017 ishin investuar rreth 350 milion $ nga SHELL (nuk po i hyj konceptit të ringfensingut. I takon KLSH-së të verifikojë kostot dhe efektin e ringfensingut). Duke nisur nga viti 2010, kjo rezulton rreth 50 milion $ çdo vit. Duke qenë se në vitin e pandemisë u pezulluan veprimet atëhere deri në fund të vitit 2023 kjo shifër shkon 550 milion $. E përkthyer në investime me karakter zhvillimi kjo shkon 550/0.25= 2.2 miliardë $. Pra kemi një fryrje të investimeve dhe pse kjo duhet parë nga programet e zhvillimit. Me investime 2.2 miliardë dollarë dhe në total 2.75 miliard  dollarë, rezervat e kërkuara të nxjerrshme nëse fusim edhe renten minerare, pa kostot operative duhet të jenë 5.1 milion ton. Sipas praktikës ndërkombëtare vendburim gëlqeror duhet që brënda 5-6 viteve të parë të prodhimit të kthejnë gjithë investimin e kryer dhe për faktin se në vitet e para vendburim ka maksimumin  e energjisë së shtresës . Kalimi në rregjimin me pompë, shton kosto pa fund. Gjatë kësaj peridhe nxirret rreth 60-70% e rezervave të nxjershme me metodat e para. (kjo për shkak edhe të rënies eksponenciale të debitit të puseve dhe maksimumi i prodhimit arrihet pikërish në këto vite dhe pas së cilës fillon rënia e prodhimit). Duke i konsideruar kostot minimale operative rreth 20% e rezervave të mësipërme, kompania duhet të nxjerrë për 5 vite ta zemë 6 milion ton me një mesatare 1.2 milion ton në vit ose 7.2 milion barela. Prodhimi mesatar ditor do të jetë 7.2/365= rreth 20 mijë barela në ditë. Aktualisht, puset janë në rendin e 1 mijë bareleve dhe me rënien eksponenciale për vitet e parë kjo sasi mund të merret 500 barel në ditë. Për të arritur objektivin duhen 40 puse prodhimi. Duke qenë se aktualisht vetëm 2-3 puse janë efektive (pozitiv) shpimi i 38 puseve do të jetë një sfidë. Kjo sjell pastaj edhe mosrakordimin e investimeve. Duke ditur se kostoja e një pusi prodhimi vërtitet tek 60 milion $, vlera e investimit në pus arrin 2.3 miliard $ dhe 20% do t’i shtojmë si investime sipërfaqësore, depo grumbullimi e transporti, tubacione pus grup, impiante pastrimi dhe dekantimi, rruge, sheshe, zyra e magazinë investimi me metodën indirekte na çon në vlerën 2.73 miliard $ dhe me gjithë kërkimin 3.2 miliard $ (e rrumbullakosur shifra vërtitet tek 3 miliard $). Pra shifra nuk mund të jetë kursesi 6 miliard $. Gjysma po, por deri në këtë pikë shteti shqiptar ka marrë vetëm 10% ose 720 mijë barele ose  ekuivalentin  72,000,000 $. Kjo pas 5 vitesh, duke filluar me një kurbë më të lartë në fillim. Po buxheti i shtetit sa është? Sepse po flasim për shifra të tjera. Aktualisht gati 20 herë më i larë. Pra ky Fond Sovran, përbën vetëm 5% të buxhetit vjetor

Po specialistët e nxjerrjes së naftës çfarë mendojnë?

Fakti që atje është nxjerrë gazkondensat dhe me prani uji 16%, pavarësisht katit naftë mbajtës gjigand 1000 metra, i shpien ata në dyshime, sepse nëse është vendburim nafte, prania e gazit nënkupton kapel gazore, ndërsa prania e ujit kontaktin naftë ujë. Duke u nisur nga fakti se gazi qëndron më lart se nafta dhe uji më poshtë se nafta, prania e të dy elementëve çon në konfuzione mbi sasinë dhe cilësinë e rezervuarit naftëmbajtës. Shtoi kësaj edhe faktin se ku do të shpohen këta 38 puse?

Një pyetje që lind, po pse kaq e lartë kjo kosto kërkimi dhe sa mund të shkojë? Ligji shqiptar parashikon që të kete 3 faza të mëdha, Faza e kërkimit, faza e vlerësimit dhe faza e zhvillimit dhe shfrytëzimit (sipas ligjit shqiptar, faza e kërkimit shkon 7 vjet, faza e vlerësimi shkon më shumë se 3 vjet dhe faza e zhvillimit dhe prodhimit 25 vjet. Kufizimi i fazave  ka një qëllim të caktuar, për të detyruar kompanitë që të operojnë me një buxhet të caktuar brënda një periudhe të caktuar, në mënyrë të veçantë dy fazat e para, që lidhen me prioritetin e marrjes së investimit si element i naftës së kostos. Pra kompania nuk mund të deklarojë fitim sa kohë nuk ka rikuperuar kostot e kërkimit dhe vlerësimit. Për ta shpjeguar më thjesht. Duke i qëndruar shembullit më lart me prodhimin 100 ton ku 10 ton është renta minerare pjesa tjetër është nafta që posedon kompania, e cila mbulon kostot ( 90 ton) sipas rendit.

Emërtimi Vlerat reale Nxjerja e rezultatit në vitin e parë Nxjerja e rezultatit në vitin e dytë Nxjerja e rezultatit në vitin e tretë Rezultati

viti të katërt

Të ardhurat 90ton *600, $ 54,000 54,000 54,000 54,000 54,000
Minus kostot operative   pa capex,$ 24,000 24,000 24,000 24,000 24,000
Minus kostot e kërkimit vjet ( prioriteti) 50,000 30,000 20,000 0 0
Kosto zhvillimi (amortizimi) 250000 12,500 12,500 12,500 12,500
Rezultati fitim humbje -12,500 – 2,500 17,500 17,500
Kosto të mbartura të zhvillimit 12,500 2,500 0 0
Kosto të mbartura të zhvillimit, kumulative 12,500 15,000 0 0
Kalimi në kosto  kostove

të mbartura

0 0 15,000 0
Rezultati fitim apo humbje 0 0 +2,500 +17,500

Pra sa më të larta të jenë kostot e kërkimit dhe vlerësimit aq më prioritet ka për kompanitë të marrin riskun. Nëse i referohemi kontratës për blloqet 2 dhe 3 të Shellit ajo daton në vitin 2009 dhe në vitin 2019, dy fazat e kërkimit dhe vlerësimit duhet të kishin përfunduar dhe kompania duhet të deklaronte nëse do të hynte apo jo në fazën e zhvillimit dhe shfrytëzëmit të vendburimit. Sot jemi në vitin 2023 pra katër vjet më vonë dhe kompania nuk ka deklaruar ende nëse ajo do të hyjë apo jo në fazën e prodhimit. Kjo, e përkthyer ekonomikisht shton prej 200 milion euro kostot. Qeveria në vitin 2022 ka marrë edhe një vendim për të favorizuar Shell-in  duke i çuar afatin e vlerësimit në pafundësi, çfarë sjell pasoja gjigande financiare, sepse kompania të rrijë ‘stand by’ pa i hyrë gjemb në këmbë dhe kostot nëse ajo vendos të hyjë në prodhim do të rriten me 200 milion sot, por çdo vit pas kësaj i shtohet një kosto mesatare prej 50 milion euro në vit që e paguajnë shqiptarët dhe janë një pjesë e madhe edhe kosto administrimit, pra pa efiçensë, por një mënyrë për të ulur marrjen shqiptare të naftës. Kontratat ndërkombëtare apo praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë, janë tepër strikte dhe të gjitha shpenzimet pas vitit 2019, të kësaj kompanie nuk do të ishim pjesë e naftës së kostos, por do të ishte zbritje nga fitimi i kompanisë. E thënë në gjuhën e popullit qeveria dhe kompania kanë bërë pazar mbi pasurinë e popullit në dëm të popullit.

Kjo nuk është e ndershme për gjigandin SHELL. Kjo kompani ka përgjegjësi së pari morale, ndaj popullit shqiptar, sepse pasuria nuk është e zyrtarëve që firmosin dhe monitorojnë, apo ndryshojnë kontratat, por e një populli, i cili nuk është 3.5 milion banorë, por e e brezave të këtij populli, pra brezit sot dhe atyre të ardhshëm dhe duhet të reagonte ose të miratonte përmes zëdhënësit të saj ato që Kryeministri dhe Ministrja e linjës, kanë deklaruar, duke vërejtur nëse ka edhe ndonjë pasaktësi për të sqaruar opinionin publik. Marketing i tillë nuk i leverdis as kompanisë për të shtuar çmimin e aksionit apo vlerën e pasurisë së saj në mënyrë fiktive. Së dyti duhet të sqarojë edhe pozicionin e saj me shtyrjen pa fund të afatit të vlerësimit dhe t’i thotë shqiptarëve se sa është vlera që ajo do t’u marrë atyre mbi fondin e miratuar dhe çfarë është etike për ta. Kjo sqaron edhe raportin e saj me popullin.

Së treti. Ky amendim kontrate për të shtyrë afatet sa do t’i kushtojë popullit shqiptar në termat, angazhimet dhe programin shtesë në investime dhe përse duhet të ndryshonte kjo duke marrë edhe një pjesë tjetër të rezervave të nxjerrshme.

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …