Kryetari i Malit të Zi, Milatoviq, kundërshton vendimin e Dritan Abazoviqit, për pjesëmarrje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit, Dritan Abazoviç, që edhe ai të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet këtë muaj. Milatoviq  tha  se vendimi i Abazoviqit për t’u paraqitur me një delegacion të posaçëm në New York, sjellë konfuzion në seriozitetin e përfaqësimit diplomatik të Malit të Zi. Milatoviq, si dhe Abazoviq, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, nga 18 deri më 26 shtator. Për këtë çështje, institucionet malazeze kanë pasur një rregull të pashkruar; praktikohej sistemi i rrotacionit. Në seancë, merrte pjesë një vit presidenti, ndërsa vitin tjetër kryeministri. Këtë traditë duket se do ta prishë, kryeministri shqiptar i Malit të Zi,  Dritan  Abazoviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …