Kryetari i Partisë Demokratike, në Shqipëri, Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku do të zgjidhen strukturat e reja të kësaj force politike. Ai u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm politik dhe se sot mbyllet një cikël i tejzgjatur intrigash në PD. Brenda fundit të vitit t’u japim demokratëve një strukturë efektive dhe një program të ri dhe për tu kthyer në alternativën qeverisëse. Kjo është në garë me kohën. Kjo qeveri nuk e fsheh dot që po vjedh çdo ditë shqiptarët me taksat e tyre. Me këtë qeverisje vendi po rrëshqitur çdo ditë e më shumë. Basha theksoi se kjo është hera e fundit që PD-ja nuk ka kandidat në zgjedhje dhe shtoi se duhet të jemi në terren për të ringritur partinë. Ditën e djeshme dega e PD në Kukës njoftoi se nuk do të dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 24 shtator, për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë në Kukës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …