Aktivistë të Iniciativës Qytetare për Veprim, përmes një aksioni simbolik të organizuar para komunës së Mitrovicës, kanë vendosur pllakate ku Agim Bahtiri shpallet në kërkim, për shkak të premtimeve të tij të parealizuara në heqjen e barrikadës në urën e Ibrit. Aktivistët e kësaj organizate vendosen pllakate ku shkruante ‘Wanted – Mashtrues’. Ata kërkuan përgjegjësi publike si dhe dorëheqjen e kryetarit, Agim Bahtiri, i cili kishte premtuar se barrikada në urën e Ibrit do të hiqej me 15 qershor. Aktivisti i Iniciativës Qytetare për Veprim, Bujar Voca theksoi se kryetari, Agim Bahtiri po e luan një lojë të ndyrë me kufijtë administrativ, duke bërë përpjekje që të marrë rolin e heroit. “Agim Bahtiri po përpiqet të luaj rolin e heroit duke thënë se është kërcënuar nga përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar me shkarkim, nëse nuk nënshkruan marrëveshjen për ndryshimin e kufijve administrativ. Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse përfaqësuesi i BE-së nuk ka të drejtë ligjore të shkarkojë asnjë kryetar komune”, ka thënë Voca, i cili ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit, Agim Bahtiri.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …