Gjykata Themelore në Prishtinë ka parashkruar lëndën në të cilën, në mes tjerëve akuzohej edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Gjykata Themelore në Prishtinë ka parashkruar lëndën në të cilën, në mes tjerëve akuzohej për huliganizëm edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. “Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë tri vendime përmes të cilave ka konstatuar parashkrimin absolut të ndjekjes penale ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, si dhe ndaj Arsim Maqastenës, Pajtim Havollit, Agron Kabashit, Egzon Azemit, Pajtim Demajt, Frashër Krasniqit, Nol Nushit, Bekim Shkodrës, Afrim Hoxhës dhe Sami Avdiut, të cilët akuzoheshin për huliganizëm gjatë protestës së Vetëvendosjes më 2013” njofton Betimi në Drejtësi. Gjykata përmes aktvendimit të marrë më 3 korrik 2023 ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj Xhelal Sveçlës, Dardan Molliqajt, Arsim Maqastenës, Pajtim Havollit, Agron Kabashit, Frashër Krasniqit dhe Nol Nushit. Në arsyetimin e vendimit, Themelorja sqaron se edhe pse ka tentuar mbajtjen e shqyrtimeve fillestare, nëpër të njëjtat ka pasur mungesa të të akuzuarve, kësisoj nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e këtyre shqyrtimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …