Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me deklaratën e zëvendës-kryeministrit Besnik Bislimi, i cili për herë të parë e pranon se Kosova ka bërë një lëshim të madh, në Ohër duke hequr dorë nga njohja formale. Isa Mustafa ka thënë se synimi kryesor i dialogut Kosovë-Serbi ka qenë arritja e njohjes reciproke, mirëpo Qeveria nën drejtimin e Albin Kurtit, dialogun e ka shndërruar një proces menaxhimi i krizave, të cilat i shkojnë për shtati të dyja palëve për kalkulime te brendshme politike. Qeveria e Kosovës fillimisht bënë veprime populiste, gjoja për ta shtrirë sovranitetin, veprime të cilat më pas i përhapin te qytetarët e painformuar, dhe më pas tërhiqen pas qortimeve e sanksioneve ndërkombëtare, ka thënë mes tjerash Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Trupi gjykues, në Hagë, ka marrë vendim që dëshmitari, Sokol Dobruna, ta ndërpresë dëshminë e tij si pasojë e vështirësive me kujtesën
Dje në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë është marrë vendim …