Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për luftëtarin e lirisë së Kosovës, Dritan Goxhaj

RKL: Shqipëria duhet ta mbrojë të akuzuarin e Gjykatës Speciale, Dritan Goxhaj, për të vërtetuar se i mbron vlerat e luftës së UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet ta marrë në mbrojtje, të akuzuarin e Gjykatës Speciale, Dritan Goxhaj, për të dhënë edhe një shembull konkret se ka respekt për luftën e UÇK-së dhe për ta  vulosur  edhe njëherë, atë që e ka deklaruar  në OKB e në Këshillin e Evropës. Këtë rast e ka shumë më të lehtë ta arsyetojë  para diplomacisë ndërkombëtare me të cilën bashkëpunon,  sepse Dritani nuk akuzohet për të ashtuquajturat krime lufte, por thjesht sepse e mbron kauzën e UÇK-së, ashtu sikur e ka mbrojtur edhe e mbron edhe kryeministri Edi Rama, thuhet  mes tjerash në një letër  të një grupi veteranësh, dërguar në adresë të Radios-Kosova e Lirë.

Teksti i plotë:  “Kryeministër shumë i nderuar, Edi Rama,   tregoni respekt  e nderim edhe  për Dritan Goxhajn, ashtu sikur keni treguar dhe po tregoni, burrërisht,  veçmas për Hashim Thaçin por edhe për bashkëluftëtarët e tij.

Mos ia dorëzoni Hagës,  Dritanin,  z. kryeministër, sepse e keni qytetar, për më tepër, njërin nga  çlirimtarët e  Kosovës, edhe pse ai mund të jetë kundërshtar i juaj politik, por  mbi të gjitha ka  qenë  njëri nga radhët e çlirimtarëve të Kosovës e të trevave…

Ju, mbase  do të thoni se ky rast i takon drejtësisë dhe jo Qeverisë, por nuk është kështu. Qeveria ka obligim  të interesohet  për çdo qytetar të saj, në rastin konkret për një qytetar që mbron një kauzë të drejtë, pjesë e së cilës kanë qenë bashkë me babanë dhe me shumë oficerë e luftëtarë të lirisë nga Shqipëria dhe nga të gjitha trojet tona etnike.

Ne, një grup i veteranëve nga Drenica, presim nga ju, jo  sepse iu kemi përkrahur dhe do t iu përkrahim, por sepse mendojmë se e keni edhe obligim qytetar e  atdhetar.

Dritanin duhet ta marrë në mbrojtje edhe Qeveria në Prishtinë, nëse ai ekstradohet në ndonjë burg të Kosovës, para se të dërgohet në Hagë, thuhet mes tjerash në letrën  e një grupi të veteranëve nga Drenica. 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …