Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Deputeti i PDK-së dhe anëtar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, thotë se situata po degradon në dëm të ekonomive familjare

Deputeti i PDK-së dhe anëtar i Komisionit për Ekonomi, thotë se situata po degradon në dëm të ekonomive familjare. Ai në një intervistë për Front Online thotë se rezultat i kësaj gjendje janë politikat e këqija të kësaj qeverie. Çmimet kanë pësuar rritje në çdo sektorë. Jeta është vështirësuar për shumë familje kohën e fundit për shkak të çmimeve të larta. Agjencia e Statistikave e Kosovës ka bërë me dije se në muajin qershor në shumicën e produkteve bazë është shënuar rritje e çmimeve prej 2.8-përqindësh krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar.  Por rezultati kryesor bazik janë politikat e këqija të kësaj qeverie të cilat në parim e kanë shumëfishuar presionin, e kanë dëmtuar mënyrën e të bërit biznes dhe në njëfarë forme e kanë sjell ekonominë e vendit në një situatë të cilën e po e shohim tashmë”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …