Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, edhe sot po vazhdon ta paraqesë dëshminë e tij, Frederick Abrahams, zyrtar i organizatës, “Human Rights Watch”. Ai po intervistohet nga Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit. Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishte përgatitur në periudhën e luftës, në Kosovës, në kuadër të punës të kësaj organizate. Ben Emmerson paraqiti dokumentet ku shihet burimi i raporteve të njëanshme të kësaj organizate. Në seancën paraprake avokati Ben Emmerson, ka diskredituar dëshmitë e njëanshme dhe një burimore të zyrtarit ndërkombëtar, Abrahams, i cili në disa raste edhe vetë ka pranuar se burimet e tij janë nxjerrë nga mediet e Millosheviqit, në Serbi.