Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, konsideron se ende është e paqartë se çfarë do të diskutohet në takimin e 14 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ka kohë që unë kam paralajmëruar një shtator të nxehtë për qeverinë Kurti. 14 shtatori ende është me agjendë të fshehur, as kryeministri dhe as ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk kanë njoftuar se cila do të jetë çështja që do të diskutohet. Jo vetëm shtendosja për të cilën duhet të takohen palët, por cilat janë pritjet që 14 shtatori me zhbllokuar gjendjen dhe lehtësuar masat ndëshkuese. Ende është e paqartë”. Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti. Tani obligimet ndërkombëtare të Kosovës nuk është mirë që të diskutohen. Ato merren si përgjegjësi. Z. Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe kjo është e vërtetë. I ka dhënë të drejtë të plotë LDK-së dhe partnerëve të tjerë për marrëveshjet e kaluara, të cilat kanë qenë e keqja më e vogël e mundshme që ka mund të ndodhë”, ka thënë Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …