Alon Ben-Meir: Albin Kurti nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të fqinjëve siç bëri gjatë zgjedhjeve në Shqipëri

Alon Ben Meir: Albin Kurti e ka zbutur qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet e reja në veri, si dhe themelimin e Asociacionit për serbët

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, konsideron se  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka zbutur qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjet e reja në veri dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në muajin e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për të de-përshkallëzuar situatën në Veri të vendit sipas kërkesave të komuniteti ndërkombëtar po e dëmtojnë Kosovën në aspektin socio-ekonomik. Ai ka theksuar se masat shtrënguese të Unionit “po e dëmtojnë vendin në aspektin e mbështetjes financiare” të cilat i alokohen Kosovës në formë të granteve dhe kredive nga BE-ja. Masat po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë Kurti në një intervistë për Bloomberg. Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në BE. Ekziston një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Në lidhje me këtë deklaratë, Alon Ben Meir, theksoi se, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Amerikë, pavarësisht se çfarë i ofrojnë Serbisë në këtë moment ajo  dhe BE-ja, ka shkruar tutje Ben Meir.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …