Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, ai ndër të tjera ka thënë: 22 vjet më parë, 11 shtatori 2001, hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Në një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, sulmi terrorist i paprecedent kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën, por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci. Përgjithmonë bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi. Kosova kujton! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.